Flakët po djegin pyjet, vatra zjarri në Shkodër, Kukës dhe Durrës
Flakët kanë përfshirë parkun ndërkombëtar të Thethit në Okol të Shkodrës prej mesditës të së mërkurës, duke shkrumbuar rreth 2 ha pyje.Ndërhyrja nga ajri është e vështirë ndërsa për shkak të terrenit malor as makinat e zjarrfikësve nuk kanë mundur të marrin pjesë në aksionin që po kryhet vetëm nga inspektorët e pyjores dhe banorët e zonës ku sipas autoriteve zjarri është shkaktuar për shkaqe natyrale.Drejtori i Administrates së Zonave të Mbrojtura Agim Dardha tha se për zjarret e qëllimshme kanë nisur hetimet ndërsa u ka kërkuar banorëve të bashkëpunojnë me inspektoriatin e pyjeve për të shmangur situata të ngjashme.Ndërkohë edhe në qakrun e Kukësit zjarret eshkaktuara nga pakujdesia ebarinjve, apo të qëllimshëm për hapjen e tokave të reja, po dëmtojnë zonat e mbrojtura. Mbrëmjen e së merkurës një sipërfaqe prej 2 hektarësh me kullotë u dogj tërësisht. Raste të rënjes së zjarrit ka patur edhe në zonën e Arrnit, ku janë djegur 2 hektarë me kullota, për shuarjen e të cilit u desh ndërhyrja e banorëve. Ndërsa vihet re mungesa e bashkëpunimit me shërbimin pyjor të drejtuesve vendor, të cilët janë inekzistentë edhe për faktin se tashmë komunat nuk ekzistojnë më. Sipas ekspertëve të Inspektoriatit të Pyjeve, rastet nuk janë evidentuar në sipërfaqe pyjore, por në kullota kryesisht në zonën e Kalimashit, në Kukës.Edhe zona turistike e Qerretit ne Kavajë është përfshirë nga flakët, rreth orës 11 të së enjtes. Mësohet se rreth 2 ha toke me bimësi jane djegur, ndërsa policia dhe zjarrëfikësit janë në aksion dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Pranë vartave të zjarrit ka edhe banesa por sipas uniformave blu ato nuk rrezikojnë pasi po mbajnë nën kontroll situatën./Oranews.tv/