Basha: Veliaj nis punën me projekte gati. Do mbyllen 110 projekte
Lulzim Basha, ndonëse edhe pak ditë si kryetar bashkie po mbyll inagurimet e fundit në Tiranë. Ai inaguroi rindërtimin e shkollës "Niket Dardani". Ai njoftoi se drejtuesit e rinj të bashkisë do të kenë gati 110 projekte.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, inaguroi shkollën Niket Dardani ne Tiranë me nje vlerë prej 94.3 milion lekëLulzim Basha : Përfundimi i investimit në shkollën "Niket Dardani" i ofron nxënësve të kësaj shkolle standartin europian të mësimdhënies të aktiviteteve sportive dhe të aktiviteteve jashtëshkollore.Drejtuesit e rinj të Bashkisë, tha Basha, nuk kanë asnjë arsye për të mos vijuar punën që ditën e parë, pasi sipas tij janë dhjetra projekte të gatshme që kërkojnë zbatim .Lulzim Basha: ’Bashkia ka gati përveç projekteve që përfunduan siç është “Niket Dardani” dhe të tjerave që po përfundojnë, 110 projekte për investime. Kjo është padyshim një përparësi e madhe për administratën e ardhshme , ta nisë punën me projekte të gatshme mbi tavolinë,me dosje të gatshme mbi tavolinë e jo të rrijë të kërkojë si Robison Kruzo se ku janë të dhënat elementare të menaxhimit të bashkisë. Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se në proçes zbatimi janë aktualisht 16 projekte ndërtimi,rikonstruksion kopshtesh, çerdhesh dhe shkolla dhe 8 në proces prokurimi./Oranews.tv/