Zbatimi i ligjit në Shqipëri, juristi Ismet Elezi sjell eksperiencën e tij 70-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2015, 20:40
Ismet Elezi, juristi i njohur ka zhvilluar një bashkëbisedim me auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky leksion u bë për të evidentuar sektorët më problematikë ku nuk zbatohet ligji.Ismet Elezi është një nga personalitetet e jurisprudencës me një eksperiencë 70-vjeçare.Gjatë një bashkëbisedimi me auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, juristi i njohur tha se në Shqipëri nuk mungojnë ligje, por zbatimi i tyre, madje rritja e masës së ndëshktimi nuk është zgjidhje e fenomeve negative.Elezi tha se korupsioni është ai që duhet luftuar kryesisht në sektorin e drejtësisë dhe të ekonomisë.