Korani rrezikon të zhduket, një kompani italiane do zbulojë Pse-në

Një kompani italiane ka marrë përsipër të zbulojë shkaqet e zhdukjes së peshkut Koran në Liqenin e Pogradecit. "Defensor Italia" e njohur në gjithë botën thotë se përmes trajtimit biologjik të liqenit synon të zbulojë pse korani nuk po riprodhohet më .Ndotja e liqenit të Pogradecit po çon drejt rrezikut të zhdukjes së peshkut koran, çka është bërë objekt i një studimi të hollësishëm të ndërmarë nga një kompani e huaj.Vlerësimi për liqenin e Pogradecit dhe fenomenin e zhdukjes së koranit, do të kryhet nga kompania "Defensor Italia". Përfaqësuesi i saj Mauro Bozzi, nga Pogradeci deklaroi se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare është marë përsipër studimi i fenomeneve të ndotjes dhe zhdukjes graduale të koranit.Mauro Bozzi: "Projektet tona janë mjaft ambicioze pasi "Difensor" është një ndërmarrje që punon prej 40 vitesh. Pas përurimit të filjalit tonë në Tiranë shpresojnë të zhvillojmë projekte të tjera të rëndësishme. I pari është trajtimi biologjik i liqenit të Pogradecit, pasi na është raportuar një problem i rëndë që po e vuan peshku koran, i cili nuk po riprodhohet më. Ne jemi ekspertë në nivel botëror në këtë sektor pasi po trajtojmë lumenj dhe liqene në të gjithë botën në mënyre tërësisht biologjike. "Kompania "Defensor Italia" e cila operon prej 40 vitesh në shumë vende të botës tashmë përmes një filiali të ngritur në Tiranë, po zbaton një projekt pastrimi dhe trajtimi të kanaleve të Durrësit, ndërsa në Pogradec, nëpërmjet analizave fizio-biologjike të ujit synon të gjejë shkaqet e zhdukjes së koranit.peshku pogradec/Oranews.tv/