Ferrari do të kuotohet në bursën e Wall Street

Shoqëria e njohur automobilistike italiane Ferrarri do të kuotohet së shpejti në bursën e Wall Street.Marka Ferrari ka dorëzuar sot pranë Komisionit Federal Amerikan mbi bonot e shkëmbimet,(SEC) dokumentacionin zyrtar për ofertën publike të 10% aksioneve të kësaj shoqërie në New York Stock Exchange.Admnistratori i Pëgjithshëm i shoqërisë Ferrarri, Serxhio Marchione ka deklaruar "Se Shoqëria Ferrari nuk do të ndryshoj as kombësi e as rezidencë fiskale. Ferrari do të vazhdoj të paguaj taksat mbi të ardhurat, shtetit italian si cdo sipërmarrje fiskalmente rezidente në Itali."Kuotimi i Ferrarit në bursën e New Yorkut nuk do të ketë asnjë pasojë për personelin në Itali. "Nuk do të reduktohet niveli i punësimit e nuk do të ketë asnjë spostim i vendit të punës për punonjësit italianë", ka deklaruar Marchione./Oranews.tv/