Mirush Kabashi mban mbërthyer spektatorin edhe në shfaqjen e 150-të të "Apologjia e Sokratit"

Përfundon edicioni i 13-të i festivalit teatror "Butrinti 2000".Nata e fundit e festivalit ka ngjitur në skenën antike nderin e kombit aktorin Mirush Kabashi me Apologjia e Sokratit".Kjo ka qenë shfaqja e 150-të e aktorit të mirënjohur.Përreth 1 orë Mirush Kabashi ka performuar në skenën e teatrit antik të Butrintit me skenën e tejmbushur nga spektatorë të shumtë ku binte në sy edhe prania e turistëve të huaj.Drejtori i festivalit "Butrinti 2000' Alfred Bualoti ka shoqëruar aktorin Mirush Kabashi në epilogun e “Apologjisë së vërtetë të Sokratit” bashkë me një balerinë ."Ndihem jashtëzakonisht mirë jo për faktin se ishte e 150-ta por sepse shkallët ishin të mbushura plot e përplot" shprehet Kabashi."Përpara 13 vjetëve unë kam qenë në këtë sallë dhe për hir të së vërtetës suksesi që pata në 2002-shin shërbeu si pedanë që të marrë rrugën dhe të shkojë në disa aktivitete të klasit të parë"Për Alfred Bualotin drejtorin e festivalit "Butrinti 2000" përmbyllja ishte e parashikuar si shfaqje triumfale. Festivali i kaloi parashikimet shprehet Bualoti. "Të gjitha shfaqjet patën impakt të mrekullueshëm tek spektatori", tha Bualoti.“Apologjia e Sokratit” dhe loja e Mirush Kabashit janë prezantuar prej vitesh në disa festivale ndërkombëtare.“Apologjia e vërtetë e Sokratit” u shkrua nga shkrimtari grek Kostas Varnalis, e mbështetur në veprën e Platonit, dishepullit të Sokratit, nga penda e të cilit ka ardhur e gjithë filozofia e Sokratit.11742848_998515866847871_7548470501063897081_n (1)/Oranews.tv/