Berisha dhe Tahiri përplasen për Shkëlzenin e Argitën

Shumica dhe opozita debatuan ashpër ne Kuvend, për gjendjen e kriminalitetit dhe drogës në vend.  Peshën kryesore të argumentave të PD e mbajti Ish kryeministri Sali Berisha i cili akuzoi qeverinë se e ka e ka kthyer Shqipërinë në vendin e kanabisit. Ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, iu pergjigjën akuzave të opozites me një tjetër akuzë. Ata shprehën shqetësim për sulmin që i bëhet policisë së Shtetit nga eksponentë të PD.Miratimi i marrëveshjes me SHBA për kontrollin e lëndëve narkotike, ka shërbyer si fitili që ndezi në Kuvend akuzat për  trafikun e drogës dhe gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri.Berisha akuzoi Tahirin për lidhje me krimin dhe se kishin qenë njerëzit e qeverisë që vranë Ibrahim Bashën në Lazarat.  Këto u quajtën shpifje nga ministri Tahiri dhe kryeministri Rama.Në debat janë përmendur dhe emrat e djalit dhe vajzës së ish-kryeministrit. Tahiri akuzoi Berishën se i ka mbrojtur politikisht duke mos i vendosur para drejtësisë fëmijët e tij. Berisha hodhi poshtë lidhjet e djalit Shkëlzen Berisha me çështjen e Gërdecit.Berisha: Tahiri te paguaje gjoben per shpifje - "Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugac shajnë nga mbrapa kur deptuetët flasin. Të ka dënuar gjykata për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe apelit."Tahiri: Partneret na besojne - "Nuk besoj se partnerët financojnë mbi 7 milionë dollarë në polici  që ndajnë bindjen që ndani ju që unë qenkam bandit dhe Edi Rama kryetari i mafias, jo është mirënjohje që çfarë kemi bërë"Tahiri:   "Sypshkaqenit do i paguaj paratë nga vendimi i Gjin Gjonit- "Më cituat një vendim. Do e paguaj mos ki merak. Jam dënuar I akuzuar prej djalit e vajzës tënde. Nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe. Kam thënë që djali juaj ishte përfshirë në Gërdec dhe vajza juaj kërkoi 3% të një koncesioni që duhet ta firmosnit ju si kryeministër. Nuk njeh njeri djemtë e vajzat e ish kryeministrave. Pse njeh Shqipëria djalin e vajzën tënde, sa i flasin sot me shkurtime Zeni e Gita. Kaq kam thënë. Sy peshkaqen nuk I kam thënë unë djalit tënd ia tha një tjetër. Dhe sy peshkaqenit do i paguajë paratë që I kam borxh nga vendimi I gjykatës që dha Gjin Gjoni. S’kam paragjykim për Gjin Gjonin por nuk di pse për mua është symbol I korrupsionit në sistemin gjyqësor që e mbroni ju, presidenti, KLD.  Unë do e paguaj gjobën edhe atëherë kur shteti vepron si bandë dhe nën kërcënimin tend.Tahiri: Gjin Gjonin simbol i korrupsionit. E mbron KLD e Nishani - "S’kam paragjykim për Gjin Gjonin por nuk di pse për mua është simbol i korrupsionit në sistemin gjyqësor që e mbroni ju, presidenti, KLD edhe atëherë kur kapet duke manipuluar dhe falsifikuar deklaratën e pasurisë. Duke falsifikuar dokumente zyrtare. Kjo është cështja. Unë do e paguaj sepse respektoj shtetin edhe atëherë kur atëherë kur shteti vepron si bandë dhe nën kërcënimin tend.Tahiri- Berishës: Pse mbrojte politikisht Shkëlzenin e Argitën -  "Pse s'i thua vajzës e djalit shkoni në prokurori edhe pse nuk ju kanë thirrur. Shkoni vetë. Akuzoheni publikisht. Shko thuji djalit se për cilën arsye njeriu i parë që u mor në telefon pas shpërthimit në Gërdec ishte djali yt. Prokuroria s'e thirri një ditë, por ti thuaji paraqitu vetë. Pse s'i thua vajzës kur doli investitori që i kishte kërkuar % shko e dashur vajzë përgjigju para drejtësisë. Pse i mbrojte politikisht. Ja ku dallohemi. Për cilën arsye ish ministri që ke aleat  i ka shpëtuar gjyqit vetëm duke fituar mandatin.Tahiri: Ristani bëri dënimin e vet tani rri urtë  - "Ja Ristani u akuzua për shpërdorim detyre, bëri dënimin e vet dhe tani rri urtë. Nuk do kaloj asnjë ditë pa ju thënë disa të vërteta dhe të shkoni para drejtësisë. Pse nuk çon para drejtësisë ish ministrin financave, që akuzohet për fshehje pasurie, dhe pasi të jepni llogari para drejtësisë do rrini urtë. Siç bëra unë, u paraqita në gjyq. Unë  u dënova, ndërsa ti nuk i çove para drejtësisë. Kur ishe kryeministër më shumë dilte në tv djali e vajza jote. Por para se të vini këtu shkoni të jepni llogari para drejtësisëBerisha mbron fëmijët: "Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku janë të marrin dënimin më të rreptë. Po nuk gjeni dot se janë standardet e Berishës e jo të Shullazit. Ata standarde kanë bërë që fëmijët e mi të mos kenë asnjë kompani".Tahiri: I Vizituat në burg dhe i kandiduat për kryetar bashkie - "Një kandidat i një bashkie më afër qendrës ditën kur u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre ju e kandidoni. Mos të them pastaj që ditën kur u arrestua zotëria këtu i shkoi në burg, ta takonte. Po një kandidat tjetër në qytet të jugut kur e dënoi gjykata prapë I shkuat në burg dhe e takuat dhe e kandiduatBerisha :Ti paske ditur që Durim  Bami është i dyshuar për vrasjen e Santos-  Santo në momentin para vrasjes i ka telefonuar Tahirit. Ti paske ditur që Durim  Bami është i dyshuar për vrasjen e Santos. Si mund të takoje vrasësin e dyshuar të vrasjes më të dyshimtë që ka ndodhur në Tiranë?Berisha: Tahiri përdorues droge,shtylle e krimit - " Nuk je vetëm përdorues droge por shtyllë e krimit. Nuk je vetëm biri i kontrabandistit dhe kontrabanistes që blinin ilaçe kontrabandë nga ita;ias dhe ua shisnin sa frëngu pulën. Je element i inkriminuar me Shullazin, mburravec frikacak.  Fëmijët e mi s’kanë përfituar qoftë një qindarkë nga marrëdhëniet me sektorin publik."Për djalin tim i kam kryer hetimet të gjitha Ina Rama. Faksi për të cilin ti flet nuk është i vërtetë, u falsifikua.  Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku i keni dhe të vendosen para ligjit por s'ka sepse janë standardet e Berishës ato"Berisha:" Njerëzit e qeverise vranë Ibrahim Bashen "-   Alikot kanë marrë pjesë në fushatën e Partisë Siçiliste. Alikot nuk ishin kurrë në Greqi, ishin në Lazarat, Gjirokastër, e Tiranë sa herë të donin. Të lirë e të paprekur edhe pse ishin në hetim. Flet për Ibrahim Bashën. Njerëzit e tu vranë Ibrahim Bashën.Ata që liruat nga burgu. Edhe i ati është si ata. Me kë shkoi Edi Rama në Lazarat, me kë bëri fushatën.Berisha: Kurora e Krastes u dogj se do mbidhet me kanabis: "Pse po digjet kurora shekullore e Krastës së Krujës sepse përfaqësuest e PS u thanë mbidhni kanabis .. na dhatë votat. Vraponi e u thoni qytetarëve mbidhni kanabis Ndërhyn Rama "S'eshte çështje politike por psikiatrike": Kryeministri Edi Rama ndërhyri duke thënë se Kuvendi me këtë diskutim nuk i bën nder partneritetit me SHBA""Kur thuhet që njerëzit e qeverisë vranë Ibrahim Bashën nuk është çështje politike por psikiatrike. Nuk është më objekt debate politik por objekt i spitalit psikiatrikDëgjova këtu historinë e kriminelit me damkë që na qenka aq i lidhur me Tahirin dhe pas meje."Rama: Parate nga gjyqi do i shpenzoj per te  zbutur psiqikën e shpifësve -"Mos harroni që ky këtu (flet për Palokën) e ka humbur një gjyq dhe është deklaruar shfipës nga Gjykata e Lartë e së shpejti do të duhet të përballet me ndëshkimin që cakton ligji për dëmshpërblim. Vazhdojëët mendoj që këto para të mund të shpenzoj për të hapur një seksion terapie për të zbutur psiqikën e shpifësve.  Shpifësi është si qeni bastard që të kafshon kur ti ke mendjen gjetkë. (Tregon historinë e Sokratit) Zgjidhni me kë do jeni.  O me Sokratin o me qenin”