Masakrohet familja në Oklahoma, arrestohen dy të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2015, 15:48
Gjenden të masakruar 5 anëtarë të një famlje në lindje të Oklahomas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përvec trupave të pajetë, në banesë është gjetur edhe një fëmijë i mitur në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili më pas është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.Policia vendase ka arrestuar dy të rinj, 16 dhe 18 vjec, të dy me lidhje familjare me viktimat.Sipas informacioneve, të rinjtë jetonin në të njëtën banesë me familjen e masakruar.Nuk ka detaje të tjera për shkaqet që cuan këtë tragjedi, identitietin e tyre apo për persona të tjerë të përfshirë ën krimin e rëndë.