Salla të reja gjyqi në Gjykatën e Tiranës, ulin fluksin e punës me 60%

Mungeses se vazhdueshme te infrastruktures ne Gjykaten e Tiranes i vijne ne ndihme 13 salla të reja gjyqi te cilat u peruruan te merkuren. Ato kapin nje vlere prej 34 milion lekesh dhe mendohet te ulin me 60% fluksin e punes ne kete institucion te dhenies se drejtesise.13 salla të reja gjyqi me pajisje audio-video janë përuruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.Shtimi i kapaciteteve redukton ne 60% fluskin e punës në këtë institucion, por gjyakata e Tiranës qe perballon 40 mije çështje ne vit ka ende mjaft mangesi.Konstatimi vjen nga kryetari i Gjykates, Fatri Islamaj.Islamaj: “Duke pasur parasysh që në Gjykatën e Tiranës deri tani në dhomën civile kemi pasur vetëm 7 salla gjyqi, ndërsa në dhomën penale 7 salla të tjera për një numër prej 76 gjyqtarësh, plus 10 magjistratë, që bëhen afërsisht 86 gjyqtarë që operojnë dhe ushtrojnë fuknsionet e tyre në Gjykatën e Tiranës. Ka qenë një numër i pamjaftueshëm i sallave të gjyqit dhe ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme në Gjykatën e Tiranës shtimi i sallave të gjyqit me qëllim që gjyqtarët të kenë mundësi të zhvillojnë seanca gjyqësore në salla të përshtatshme gjyqi”.Vlera e investimit ne Gjykaten e Tiranes me shtimin e 13 sallave te reja  është 34 milion lekë.islamaj fatri