Durim Bami i dyshuar për vrasjen e Artan Santos? Berisha-Tahirit: Pse e takove?
Dy ditë pas zbardhjes së dëshmive të zyrtarëve të lartë në Prokurori për çështjen “ Doshi”, mes tyre edhe Ministri Tahiri, ish-Kryeministri Berisha ka rikthyer në skenë edhe një tjetër çështje të bujshme.Referuar asaj çfarë ka deklaruar në organin e akuzës, Berisha pyeti Tahirin se pse kishte pranuar të takohej me Durim Bamin, kur ai ishte i dushuari kryesor për ekzekutimin e bankierit Artan Santo.
Berisha: “Lexoni pak deponimin e tij për Bamin, është shumë interesant. Që të dy janë koka krimi. Ky thotë se Bami ishte i akuzuar për vrasjen e Santos. A ju kujtohet ju kur është deklaruar në atë kohë se Santo në momentin para vrasjes i ka telefonuar këtij. Ky vetëm pak kohë pas e mohoi, duket se pasi e garantoi që nuk do ti marrin tabulatet. Tani ti e paske ditur që Bami është i dyshuar për vrasjen e Santos, atëherë si mund të takoje ti vrasësin më të dyshuar të vrasjes më të rëndë që ka ndodhur këto vitet e fundit në Tiranë? Sigurisht që je dora e tyre”.Tahiri në Prokurori: Kisha info se Bami ishte i përfshirë në vrasjen e SantosMë 6 mars 2015 në dëshminë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhënë prokurorisë për atentatin që deputeti Tom Doshi pretendohej se do të bëhej ndaj tij, Saimir Tahiri deklaron ndër të tjera:Tahiri: "Jam larguar nga shtëpia e Tomës me makinën time dhe rrugës kam kontaktuar me drejtorin e përgjithshëm. Pasdite në zyrën time erdhi drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, drejtori i Krimeve të Rënda Ben Dashi dhe Ardian Cipa, drejtori i policisë Tiranë. I shpjegova këtyre personave të gjithë historinë dhe i thashë përshtypjen time se kjo histori më dukej teatër për të fshehur ose një ngjarje tjetër kriminale, ndërkohë unë e kisha marrë informacionin kush ishte Durim Bami, (Duri) Nga informacionet e marra para këtij takimi kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjesh kriminale".