Flet mes lotëve, babai i vrasësit të Ismaelit: I kërkoj falje të gjithëve

Një baba i shkatërruar pasi mësoi se i biri, ai që e puthte çdo mëngjes dhe e ndihmonte të punonin u bë vrasës.“I kërkoj falje familjes së Ismaelit,” thotë i mbytur nën lot Artur Meta, babai i Iglit, 20-vjeçarit që në kuesturën e Pezaros pranoi se i kishte prerë fytin Ismael Lullit, e që më pas e kishte lidhur në kryqin përpara kishës së San Martino-s. / Ne foto: (majtas) Ismaeli, (ne mes) Igli Meta, vrasesi, (djathtas) babai i Iglit, Artur Meta“Ky nuk ka mundësi të jetë Igli. Çdo mëngjes vinte e më jepte një puthje para se të shkonte në shkollëë. Është një djalë i qetë dhe i mirë. Ndjehem i shkatërruar. Ne ndodhemi në Itali për të punuar”.Falja mes lotesh- Artur Meta, emigrant prej disa vitesh në këtë qytezë të vogël në provincën e Pezaros, me profesionin e muratorit, është sot një babai i mbytur nga dëshpërimi. Qan, i dridhet trupi, duart, buzët e nuk arrin ta besojë krimin e kryer nga i biri. "I kërkoj falje të gjithëve, Italisë, thotë, tërë familjeve italiane. I rrisim fëmijët për t'i pasur pranë e jo për të patur këtë fat..."Meta: Igli ma theve zemren shkatërrove jetën- Ndërsa flet e qan Artur Meta duket sikur i drejtohet të birit, Iglit. "Nuk e meritoja këtë Igli, thotë, nuk e e meritoje. Ishe një djalë i mirë. Ma ke thyer zemrën. E shkatërrove jetën."Babai i Iglit i kërkon falje nënës së Ismaelit - "Ismaelin nuk e njihja, vazhdon ai, e dua t'i kërkoj falje nënës së tij, më vjen turp t'i afrohem."Zemra e një prindi- Artur Meta vazhdon ta kujtojë të birin si një djalë të dhembshur e punëtor. "Çdo mëngjes i jepja e më jepte nje puthje e cdo sezon vere vinte me mua, spsotoheshim në Rimini e më ndihmonte në punë. Nuk mundem ta besoj se Igli im e ka bërë këtë..."Lamtumira për Ismaelin- Ndërkohë sot pasdite  u zhvillua ceremonia e varrimit të Ismael Lulli, në kishën Santa Maria Extra Muros në Sant'Angelo in Vada. Kjo qytezë me 4400 banorë ka shpallur sot ditë zie. Të gjithë aktivitete tregtare janë të mbylluara. Ka dëshpërim por dhe mjaft zemërim për një vdekje kaq makabre të një banori të tyre 17 vjecar.[caption id="attachment_551170" align="alignnone" width="300"]114405624-eca4565f-6c12-405a-ab01-660806c3d6ae Ne foto: Igli Meta, autori i vrasjes[/caption]