Ndihmat e përmbytjeve, banorët e Novoselës: U shpërndanë mbi baza politike
Me dhjetra banore të fshatit Bishan të komunes Novoselë kanë protestuar këtë të enjte para Prefektures së Vlorës, pasi pretendojnë se shpërndarja e ndihmave për përmbytjet e fundit ka qenë abuzive.Ata theksojnë se lista e përfituesve është hartuar në mënyrë selektive në bazë të përkatësive partiake, apo njohjeve.Banor 1: Ka marrë një X atje para që nuk i takon fare, unë që i kam fëmijët jetimë nuk kam marrë asnjë lloj ndihme.Banor 2: Këtë na e ka bërë kryeplaku i fshatit dhe disa të tjerë, që kanë marrë lekë nga votat. Ne duam që të gjejmë ndonjë të drejtë. Pse i kanë bërë këto lista sipas qejfit?Banor 3: Ai që kishte më shumë mori, unë që nuk kisha dhe kërkova të merrja, nuk mora.Banor 4: Këtu janë bërë sipas qejftit të Kryeplakut të fshatit, deshi ti japë një personi si dha.Ndërkohë Prefektja Hoxha thotë se detyra e institucionit që përfaqëson ishte menaxhimi i ndihmave. Por siguroi banorët se do të verifikojë pretendimet e ngritura.Hoxha: Unë kam kontaktuar tani edhe me kryetarin e komunës së Novoselës, i cili më bëri me dije se i është kërkuar institucionalisht nga Kryqi i kuq Shqiptar një listë e familjeve me dëme të konsiderueshme. Kemi rënë dakord bashkarisht me Kryqin e Kuq Shqiptar që të aprovonim dhe si rezultat edhe kemi firmosur dhe aprovuar listën që kishte numrin më të madh të familjeve që përfitonin dëmshpërblim.Banorët e Novoselës kërkojnë të verifikohen abuzimet e bëra në shpërndarjen e ndihmave dhe të marrin atë çfarë u takon sipas ligjit.