Samarxhic: Serbia të refuzojë ultimatumin e Brukselit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Serbe (DSS) në Kuvendin e Serbisë, Slobodan Samarxhic, ka deklaruar se qeveria serbe duhet të refuzojë ultimatumin e Brukselit.Në një tubim të organizuar në qendër të Beogradit, Samarxhic ka thënë se bombardimet e vitit 1999 i kanë sjell dëme të mëdha Serbisë dhe ka thënë se porosia kryesore është “kurrë në NATO, kurrë të mos harrohet".Samarxhic ka thënë se “më e keqja është se ai proces po vazhdon nga viti në vit, në kuptimin e marrjes së Kosovës".“Sot gjendemi pothuaj para përfundimit të një procesi të tmerrshëm për vendin tonë, por besojmë se ai qëllim dhe ai akt nuk do të zbatohen kurrë në vepër. Mbi qeverinë bie përgjegjësia e madhe që të refuzojë ultimatumin e Brukselit dhe ky është qëllimi kryesor, në mënyrë që t’i përulemi viktimave, për të cilat nuk mund të ndjejmë keqardhje në qoftë se e japim Kosovën”, ka thënë Samarxhic, transmeton Tanjugu.Ai gjithashtu i ka tërhequr vërejtjen pushtetit aktual që të mos nënshkruajë marrëveshje “sipas të cilave Serbia kurrë më nuk do të mund të kthehet në Kosovë”