Kosovë, EULEX raporton për ligjin
Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX u bëri me dije deputetëve se sundimi i ligjit në veriun e vendit nuk do të jetë i plotë për sa kohë që nuk arrihet një zgjidhje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Vlerësimi për gjendjen e sigurisë në veri të vendit është përshkruar në një raport të shkurtër prej dy faqesh që shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchard, ia ka dërguar Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së."Kontributi në sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës është një prej prioriteteve të misionit dhe në pritje të një zgjidhjeje në nivel politik", thuhet në raportin e EULEX-it.Duke përmendur sulmet me bomba dhe rritjen e akteve të dhunës në pjesën veriore të Mitrovicës, ky mision thekson se këto vazhdojnë të mbesin brengë e EULEX-it.Në raport shtohet se Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it bashkërisht kanë shtuar praninë e tyre në atë zonë, për ta mbrojtur komunitetin lokal.Raporti prej gjashtë paragrafësh i EULEX-it është vlerësuar më shumë si përshkrim i gjendjes në terren, pasi që në të nuk ka pasur asnjë informacion konkret. Deputeti i LDK-së, Anton Çuni ka thënë se mosangazhimi i misionit të EULEX-it në luftimin e këtyre dukurive vetëm se do t'i legjitimojë strukturat e tilla. Çka kanë thënë Rexhep Selimi, Vjollca Krasniqi e Ahmet Isufi për raportin e EULEX-it dhe kush e pse ka kërkuar nga ministri i FSK-së, Agim Çeku që të raportojë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni parlamentar.