Thaçi në KS: Veriu në tension, Serbia të tërheqë strukturat ilegale
Një Kosovë të sigurt për atë çka do të arrihet nëpërmjet politikës që po ndiqet muajt e fundit ka shprehur kryeministri i Kosovës në fjalimin e tij para këshillit të OKB-së! Thaçi garantoi anëtarët se Kosova aktualisht është një shtet në zhvillim, ku ofrohet siguri për investime dhe punohet në emër të integrimit të këtij vendi në BE e NATO, si dhe anëtarësimin në OKB.Por ai bërri thirrje se Serbia duhet të bëjë përpjekjet e saj për të ndalur politikën që ajo ndjek në zhvillimet në Kosovë, duke përmendur disa incidente të fundit, veçanërisht në 3 komunat në veri të kosovës, që vijojnë të paraqesin tensione dhe një situatë serioze që mund të destabilizojnë situatën."Serbia duhet të shpërbëjë forcat ilegale në veri të Kosovës, pasi ato përbëjnë rrezik destabilizimi në gjithë Kosovën. Thirrja jonë nuk është e vetmuar, se mbështetet dhe nga SHBA dhe vende të tjera". Vetëm në tre muajt e fundit në veri ka pasur 20 incidente që prapa këtyre fshihen serbët! Këto metoda mbajnë peng integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës" tha Thaçi.Një shenjë që Serbia nuk ka bërë përpjekje për arritjen e stabilizimit midis dy vendeve, është se Serbia deri tani ka injoruar kërkesën e Kosovës për të kërkuar falje ndaj krimeve që kreu gjatë luftës. Çështje e pazgjidhur deri tani është ajo e 1700 personave të zhdukur nga Kosova që Serbia duket se ska asnjë qëllim të bashkëpunojë për zbardhjen e saj!Për dialogun që po mbahet muajt e fundit midis vendeve për stabilizimin e marrëdhënieve si dhe për asociacionin e komunave serbe në veri, Thaçi u shreh se nga ana e Kosovës ka dëshirë të plotë që të arrihet marrëveshje, gjithmonë në bazë të kushtetutës së Kosovës dhe pakos së Ahitsarit, e cila është e njohur dhe ndërkombtarisht! Thaçi për ecurinë e proçesit deri tani mbetet pozitiv, por i rezervuar! Ky është një proçes jashtëzakonisht i vështirë për të dyja palët, tha ai, pasi akoma kujtimet tona të luftës janë të freskëta! Por ky proçes mund të jetë i suksesshëm nëse do të ketë vullnet politik nga Serbia! Nga ky sukses do të kenë dobi të dyja vendet!Kryeministri tha se Beogradi ka propozuar autonomi për serbët e Kosovës, por kjo gjë është në dëm të të gjithëve."Kjo gjë do të krijonte një Republika Serpska në Kosovë e cila do të shkatërronte gjithëshka që është arritur dhe do të nxiste konflikt. Kjo është një tendencë që nxit përçarje etnike dhe nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë". Por, Thaçi garantoi se 'nuk do të lejohet të ndërtohet asnjë Republika Serpska e re brenda saj" .Sipas tij marrëveshjet për vulat doganore, pastaj ato për kadastrën dhe ajo për njohjen e diplomave janë hapa që Serbia po e pranon legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës.