Zgjedhjet në Maqedoni, ndërkombëtarët apel për proces të rregullt

Pas apelit të djeshëm të presidentit George Ivanov, për një atmosferë korrekte dhe demokratike në zgjedhjet   lokale, mesazhe për përgjegjësi dhe demokraci drejtuan edhe disa diplomatë të huaj në Maqedoni . Ata iu bënë thirrje votuesve dhe politikanëve për sjellje korrekte, si dhe kujtuan se ecuria e zgjedhjeve do të jetë shumë e rëndësishme për përshtypjen demokratikë që do të lërë Maqedonia në sytë e Europës."Këto zgjedhje, mes të tjerash, janë shumë të rëndësishme sepse reflektojnë gatishmërinë demokratike të vendit tuaj për të aderuar në Bashkimin Evropian. Shpresoj se këtë vit do të arrihet përparim i mëtejshëm në këtë drejtim", tha Gudrun Shtajnaker, Ambasadore e Gjermanisë."Iu bëj thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht qëndrimin e tyre në zgjedhje. Iu bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në proces, që t'iu mundësojnë qytetarëve votim të lirë dhe fshehtësi të garantuar", deklaroi  Mariet Shurman, Ambasadore e Holandës."Do të doja të theksoja rëndësinë e zgjedhjeve të qeta dhe të realizuara në mënyrë profesionale. Shpresoj, dhe kjo është edhe shpresa e Mbretërisë së Bashkuar, se zgjedhjet lokale do të jenë një burim i krenarisë dhe kënaqësisë së qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh  Kristopher Ivon, Ambasador i Britanisë së Madhe.Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Janë paraqitur 350 lista për kryetarë komunash dhe 480 lista për këshilltarë. Në 2 976 vendvotime, votën e tyre sipas listës zgjedhore do tya japin 1 743 403 qytetar. Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë 410 vëzhgues të huaj dhe 8400 vendor.