Raporti i BE-së do të varet nga zgjedhjet e 24 marsit
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e lira dhe demokratike do të jenë vendimtare për raportin special të 16 prillit. “Vetëm me zgjedhje korrekte dhe demokratike Maqedonia mund të pres që raporti special i Komisionit Evropian i 16 prillit të jetë pozitiv”, kanë theksuar drejtori i Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino dhe sekretari i përgjithshëm i Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), Pjer Vimont.Këtë mesazh ata ia kanë bërë të qartë zëvendëskryeministrit për eurointegrime të Maqedonisë, Fatmir Besimi, i cili po qëndron në Bruksel për vizitë treditore.Dy zyrtarët e lartë të BE-së i kanë bërë thirrje publike autoriteteve në Shkup që të tregojnë kapacitete demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, pasi kjo do të jetë vendimtare në raportin e Komisionit Evropian.Zëvendës kryeministri Besimi theksoi se Bashkimi Evropian me kujdes të madh po ndjekin procesin zgjedhor në Maqedoni.