Misioni i SHBA-ve në OSBE thirrje Maqedonisë: Të bëhen zgjedhje të lira
Misioni i SHBA-ve në OSBE u ka bërë thirrje autoriteteve në Maqedoni që të sigurojnë zgjedhje korrekte, pa dhunë dhe presione. Në një deklaratë të publikuar nga Zëvendësambasadori i misionit të SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Geri Robins thuhet se palët duhet të rikujtojnë se zgjedhjet korrekte janë gurthemel për çdo demokraci.“Ne jemi të kënaqur që kemi parë se si liderët e partive të ndryshme në Maqedoni ishin të gatshëm për të arritur marrëveshje konstruktive e cila mundësoi që zgjedhjet të mbahen ashtu siç ishin caktuar paraprakisht. Duam që të faleminderojmë ODIHR për organizimin e misionit për vlerësimin e nevojave dhe ekipeve të monitorimit të zgjedhjeve. Si pjesë e përparimit drejt integrimit euroatlantik, Maqedonia duhet të vazhdoj me konsolidimin e reformave demokratike dhe të përforcojnë institucionet demokratike. Zgjedhjet korrekte dhe të lira janë gurthemel i çdo demokracie. I bëjmë thirrje autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve të sigurojnë që zgjedhjet e 24 marsit të jenë të lira, korrekte dhe transparente pa dhunë dhe presione”, thuhet në deklaratën e misionit të SHBA-ve në OSBE.Në Maqedoni sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit, ndërsa në mesnatë fillon heshtja zgjedhore.Partitë politike sot do të zhvillojnë mitingjet qendrore me qytetarët. Partitë shqiptare do të zhvillojnë mitingjet në qendrat më të mëdha si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë .Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në 2.976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ka shpërndarë fletëvotimet në komisionet zgjedhore komunale, megjithatë,janë të detyruar një ditë para zgjedhjeve, ta dorëzojnë materialin zgjedhor të këshillave zgjedhore, përkatësisht në së voni deri në mesnatë më 23 mars.Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009. Zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni do të vëzhgohen nga 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues ndërkombëtar.