Përfundon fushata zgjedhore në Maqedoni
Në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, dhe partitë i dhanë dje fund fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen të Dielën.Për 20 ditë fushatë partitë politike, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit për të kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve.Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në 2.976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.Për Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunës së qytetit të Shkupit të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore të 536 vendvotime.Komuna me vetëm tre vendvotime është Vevçani ku duhet të votojnë 2.055 qytetarë, derisa Kumanova ka më së shumti të voues të regjistruar në Listën zgjedhore 88.708 të cilët duhet të votojnë në 128 vende. Numër më të madh të vendvotimeve ka komuna e Manastirit 152, ndërsa atje duhet të votojnë 81.000 qytetarë.Këto zgjedhje do të monitorohen nga 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues të huaj të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009.