Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon për zhvillimet në Kosovë, ku përfshihet një periudhë tre mujore nga 16 tetori deri më 15 janar.Në fillim të raportit, në frymën e zhvillimeve të kohëve të fundit në rajon, Ban ki Moon përshëndet dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të cilin e quan një progres i rëndësishëm.Në seancën e sotme  do të marrin pjesë përveç pesëmbëdhjetë vendeve anëtare edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç.Në raport, sekretari i përgjithëm i OKB iu jep mbështetje liderëve të të dyja palëve të cilët thotë se i kanë hyrë një procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se megjithëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar.Në takimin e sotëm Kosovën e përfaqëson kryeministri Hashim Thaçi i cili pritet të mbajë një fjalë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.Ndërkohë  në selinë e Kombeve të Bashkuara kryeministri  i Kosovës Hashim Thaçi do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban ki Moon.