Brukseli kërkon marrëveshje për veriun e Kosovës

Presioni që shefja e politikës së jashtme të BE për të mos caktuar një datë për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian, duket se ka qenë faktori i vetëm që ka bërë kryeministrin serb të mendojë dy herë përprara se ta refuzojë platformën e Kosovës për marrëdhënet mes dy vendeve.Sipas burimeve të së përdistshmes serbe Blic Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka "parandaluar" kolapsin e bisedimeve për Kosovën, në Bruksel, ndërsa ka kërkuar që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, të mos i ndërpres bisedimet, por që gjithçka të shtyhet për 2 prill. Gjithçka  i mbetet kreut shtetëror serb që ta mendojë një strategji me të cilën do të vihet para një akti të kryer në raundin e ardhshëm.Ashton më 20 mars kishte vizituar Prishtinën dhe Beogradin me zgjidhjen e gatshme për veriun e Kosovës, pra për asociacionin e komunave serbe në të cilën insiston Beogradi."Kryeministri serb refuzoi të nënshkruante atë marrëveshje dhe Ashton në një moment ishte e gatshme të deklaronte shembjen e negociatave. Nuk dua të futem në atë nëse Prishtina ka mundur të lëshoj pe në disa gjëra, pra se kush ka qenë më konstruktiv, por nuk duhet të dyshohet se kush do të quhej fajtor për negociata të dështuara, sepse kjo do të ishte Serbia", ka thënë një burim i ditores serbe Blic.Sipas gazetës se kryeministri serb ka qenë i vetëdijshëm se përgjegjësia do të binte vetëm mbi Beogradin, i cili do të akuzohej se nuk ka pranuar atë që u është ofruar.Blic shkruan se bashkëbiseduesve në Bruksel u është ofruar një marrëveshje përfundimtare, e cila, megjithatë, përmbante pak dhe nga ato që thuhet se është rënë dakord gjatë gjashtë raundeve të mëparshme të bisedimeve.