Orët e fundit të fushatës zgjedhore në Maqedoni
Në Maqedoni partitë politike kanë në dispozicion edhe rreth 48 orë për të zhvilluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Partitë politike sot dhe nesër do të zhvillojnë tubimet qendrore me qytetarët. Partitë shqiptare do të zhvillojnë tubimet kryesisht në qendrat më të mëdha si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, etj.Të premten në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale të caktuara për 24 mars. Të shtunën dhe në ditën e votimit është heshtje zgjedhore.Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në 2.976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do t'i dorëzojë fletëvotimet në komisionet zgjedhore komunale, megjithatë, janë të detyruar një ditë para zgjedhjeve, ta dorëzojnë materialin zgjedhor të këshillave zgjedhore, përkatësisht deri në mesnatën e 23 marsit.Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2009.