EULEX, hetime ndaj 7 personave për trafikun e organeve në Kosovë

Zgjerohet rrethi i hetimeve të EULEX-it për trafikun e organeve në Kosovë. Prokurori i Bashkimit Evropian, Jonathan Ratel ka përfshirë në hetim 7 kosovarë me akuzën e përfshirjes  në skemën e trafikimit ilegal të veshkave, duke ngritur dyshime se në dijeni ishin edhe zyrtarë të lartë qeveritarë, transmeton "Associated Press".Kjo është hera e parë që në akuzat e shtuara, prokurori pretendon për një lidhje ndërmjet të dyshuarve në grupin e transplantimit dhe zyrtarë të nivelit të lartë të Kosovës. Pasi kjo është nga rastet më të njohura të skandaleve për trafikim të organeve, që ka ndodhur në Ballkan në vitet e fundit.I dyshuar në këtë skemë është edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Rrecaj, i cili dyshohet se ka përfituar afro 1 milion dollarë në periudhën 2008-2009. Të akuzuarit kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, në aktakuzën e zgjeruar dje, thekson se të dyshuarit u kanë nxjerrë veshkat nga dhuruesit e varfër, përfshirë në këta turq dhe rusë, të cilët ishin bindur me premtime financiare.Marrësit e veshkave ishin njerëzit nga Izraeli, Kanadaja dhe Gjermania, që kishin paguar deri në 100 mijë dollarë për transplantim.E ndërsa  pretendohet se janë kryer së paku 48 transplante të veshkave.