Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoni
Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur të gjithë qëndrat e votimit në Maqedoni ku qytetarët do të mund të zgjedhin drejtuesit e komunave të tyre.Të drejtën e votës e kanë 1, 743 403 votues , e ndërsa zgjedhjet lokale mbahen në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal, ndërkohë që janë parashtruar 350 lista për kryetarë komunash dhe 480 lista për këshilltarë. Në listat e këshilltarëve janë kandiduar 8.528 persona.Për të monitoruar zgjedhjet lokale në Maqedoni nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë akredituar 410 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 8.379 vendorë.Nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve, do të varet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni.Një garë e fortë pritet të jetë për qendrat kryesore si Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën, Manastirin, Ohrin dhe komunat e tjera.Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të varen edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009.