Greqi, Arratisen 11 shqiptarë nga burgu i Trikalas

Nga trazirat me armë në burgun e Trikalas në Greqi janë arratisur 11 të dënuar Shqiptarë, ndërsa kanë plagosur 3 rojet e burgut, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Të burgosurit nisën trazirat duke pasur granata dhe armë automatike, ndërsa përleshja zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së Shtunës!  Sipas vlerësimeve paraprake, ngjarja filloi mbrëmë kur gjashtë persona me dy furgona iu afruan burgut dhe filluan të qëllonin mbi kullën e vrojtimit.Ndërsa një grup të dënuarish nga krahu ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.Ndërsa informacionet fillestare bënin fjalë për katër ose pesë persona, në mëngjes numërimi i mëngjesit ka tronditur pasi u bë e ditur se ishin arratisur njëmbëdhjetë të burgosur. Ende nuk janë bërë të ditura të dhënat e të arratisurve ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipe të forcave speciale EKAM nga Athina e Selaniku që kanë mbërritur në burg dhe kanë nisur hetime nëpër qelitë, pasi dyshohet se mund të fshihen dhe armë të tjera.Sipas inormacioneve nga mediat greke armët ishin në duart e shqiptarëve që më 24 Shkurt, ndoshta në një qese që ishte hedhur në oborrin e burgut nga bashkëpunëtorët e Panajotis Vlastos gjatë përpjekjes së tyre për ta liruar atë me helikopter një muaj më pare. Trazirat që u krijuan atëherë, ishte një mundësi për shqiptarët për të fshehur armët në mënyrë që të përdoreshin më vonë për arratisjen. Më 24 Shkurt forcat e policisë kishin ndaluar arratisjen e të dënuarit  grek Panajotis Vlastos, i cili kishte tentuar të arratisej me helikopter.2 oficerët, përkatësisht  37 dhe  40 vjeç janë plagosur rëndë . Ky i fundit i është nënshturar një operacioni në pjesën e barkut , të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku iu janë nënshtruar operacioneve dhe janë nën kujdes intensiv.