Zhbogar për takimin e 2 Prillit
Arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme dhe me interes për të dy palët, pret përfaqësuesi special i BE-së, Samule Zhbogar, në takimin e rradhës në 2 Prill, midis Kosovës dhe Serbisë.Sipas tij, një marrëveshje e qëndrueshme mund të arrihet kur kemi fitues nga të dyja palët.Përfaqësuesi i BE-së, Samule Zhbogar tha se kjo marrëveshje do të ndikoje në normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Komente këto të cilat shefi i BE-së në Prishtinë, i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Hanit të Elezit."Për këtë arsye edhe përfaqësuesja e lartë nuk dëshiron të imponojë zgjidhje. Dëshirojmë që të dyja palët të përfitojnë dhe të kemi një zgjidhje të qëndrueshme", tha Zhbogar, duke theksuar se nuk ka presion ndërkombëtar për të arritur deri te marrëveshja."Të dy kryeministrat kanë qenë shumë të qartë se nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar. Mirëpo mund të ketë presion nga shtet e tyre", ka theksuar Zhbogar, duke shtuar se është një mundësi unike që të arrihet deri te një zgjidhje e cila do të lirojë një peshë nga kraharori i të dy kombeve.Sipas tij, kjo marrëveshje do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Serbisëdhe Kosovës. "Do të normalizonte vetë situatën në Kosovë dhe kur të kemi normalizim të gjendjes mund të merren edhe më çështje të tjera të cilat i preokupojnë". Samuel Zhbogar u shreh i bindur se më 2 Prill do të ketë një marrëveshje.