Zgjedhjet lokale, 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 të huaj në Maqedoni
Zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni do të vëzhgohen nga 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues ndërkombëtar.Sipas mediave në Maqedoni, zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga 204 vëzhgues të OSBE/ODIHR, nga 38 vëzhgues nga ambasada amerikane dhe OSBE, 32 vëzhgues nga delegacioni i BE-së në Shkup, 17 vëzhgues nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve nga Kosova, 16 nga Këshilli i Evropës, nga pesë vëzhgues nga ambasada e Kosovës dhe Turqisë, shtatë vëzhgues nga ambasada franceze dhe nga katër vëzhgues nga ambasadat bullgare, ruse, austriake, kineze, britanike, suedeze, etj."Për nevojat e vëzhguesve ndërkombëtarë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të angazhojë 281 përkthyes. Për ndjekjen e zgjedhjeve, nga mediat e huaja deri tani është akredituar vetëm televizioni kroat HTV" theksojnë mediat në Shkup.