Tahiri: Të mos ndodhë që politikanët të bëhen të pasur dhe të pasurit politikanë
“Mikëpritje dhe plumba” ishte tema e emisionit ‘Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku është diskutuar për kriminalitetin në vend, nisur nga vrasja e dy turistëve cekë në veri të Shqipërisë.Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një intervistë e gazetarit Rakipi me konsullen e Ambasadës çeke në Tiranë, Radka Salapkova, e cila e konsideroi këtë ngjarje si të izoluar dhe që nuk ka ndikuar në interesin e turistëve çekë për Shqipërinë.[caption id="attachment_544639" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Radka Salapkova interviste me Ylli Rakipin[/caption]Vrasja e turistëve çekë, Radka Salapkova: Incident i izoluar i një individi“Ne e konsiderojmë krimin si një incident të izoluar të një individi, që mund të ndodhë kudo. Ne po e vlerësojmë situatën e sigurisë në zonë. Për momentin nuk e kemi ndryshuar faqen e këshillimit për turistët dhe pasi të vlerësojmë të gjithë informacionin që do të mbledhin, mund ta ndryshojmë paksa, por sinqerisht jo për momentin. Shumë turistë vizitojnë Shqipërinë nga vendi im. Është me të vërtetë një vend shumë I bukur. Shqiptarët I trajtojnë vizitorët si miq dhe kjo është arsyeja pse turistët çekë vijnë këtu kaq shpesh”, ka deklaruar konsullja ceke.Më pas, në studion e emisionit ‘Të paekspozuarit” për këtë ngjarje, por edhe për kriminalitetin në vend ka qenë i ftuar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.[caption id="attachment_544627" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Saimir Tahiri i ftuar ne studion e "Te Paekspozuarit"[/caption]Tahiri: Sokol Mjacaj është ledhatuar nga drejtësiaGazetari Rakipi ka pyetur ministrin Tahiri për vrasësin e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj bazuar në aktivitetin e tij kriminal. Ministri akuzoi sistemin gjyqësor për vendime të gabauar, ku në shumë raste iu dhënë liria kriminelëve.“Kam shqetësim së pari si qytetar dhe më pas si deputet dhe minister, për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor. Unë besoj se nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh, kur ka krisma. Duhet të kujtohemi kur krisma të heshtura të gjyqësorit shkaktojnë këto situata. Ka shumë raste kur kriminaliteti kthehet, për shkak të vendimeve të gabuara të gjyqësorit. Rasti konkret është filmi tragjik për jetën e turistëve çekë, për autorin dhe familjen e tij dhe na tregon, për punën e madhe që duhet të bëjmë. Ai është filmi i një djali të mitur që sipas meje, nuk ka kryer të gjithë dënimin, por është ledhatuar nga drejtësia dhe I mori jetën dy turistëve të huaj”, është shprehur ministri.Gazetari Rakipi pyeti Tahirin nëse duhet të ishte shteti që do të kërkonte falje, ashtu sic bënë edhe shumë qytetarë në rrjetet sociale. “Duhet të angazhohemi shoqërisht në këtë luftë”, është shprehur Tahiri.Ministri ka shtuar se në Theth dhe në cdo destinacion turistik ka posta të përkohshme policie, por ato nuk mund të parandalojnë cdo ngjarje kriminale.Tahiri: Kemi postë policie të përkohshme në çdo destinacion turistik“Aq sa është e mundur që policia të mbulojë territorin, ne e bëjmë, pasi nuk ka prezencë të policisë në cdo destinacion tristik, nuk ndodh as në botë. Por për shkak të rrethanave, duke filluar nga muaji i kaluar, ne kemi postë të përkohshme, në cdo destinacion turistik”, ka shpjeguar ministri.Tahiri: Program që burgjet mos kthehen në fole kriminalitetiTahiri ka shtuar se zona ku u vranë 2 turistët çekë nuk është zonë me risk të lartë.“Ne nuk mund të ngarkojmë policinë me përgjegjësi që nuk ka. Sot ka shumë njerëz që dalin nga burgu dhe ata nuk mund t’i ruajë policia. Pasi del nga burgu, qytetari mendohet se e ka shlyer dënimin. Kriminaliteti, vecanërisht te të miturit është problem madhor, duke filluar nga faqet e facebook, ku eksapozohen armë e drogë, e deri te përdorimi i alkoolit dhe drogës. Për mua sistemi i korrektimit nis në shkollë, në familje, në komunitetin e lagjes dhe përfundon në burg. Lë shumë për të dëshiruar sistemi i korrektimit në burg. Unë kam ngritur shqetësimin që në burg zhvillohet kriminalitet. Ne po përpiqemi që të zbatojmë një program për të frenuar që burgjet të kthehen në hotele apo në fole ku gjenerohet kriminalitet”, ka deklaruar ministri.Tahiri ka shpjeguar se nuk duhet të kujtohemi për ngjarjet, kur ka vrasje. “Duhet të kujtohemi kur gjyqësori tregon çështje dobësie” ka thënë ministri.Reforma në Drejtësi, Tahiri: Masat e ndërmarra nga ministria e Drejtësisë janë hedhur poshtë nga KLDGazetari Rakipi ka pyetur ministrin e Brendshëm se çfarë po bëhet me reformën në drejtësisë.“Ministri i Drejtësisë ka ndërmarrë masa që janë hedhur poshtë nga KLD. Sistemi i gjyqësorit është i pavarur. Ne po bëjmë një reformë që do të kërkojë kohën e vet, është një reformë që nuk duhet të jetë e nxitur, duhet marrë mendimi i qytetarëve i partnerëve më të rëndësishëm. Po bëjmë një reformë që shtron bazat për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkon kohë që të bëjmë gjërat e matura”, ka thënë ministri.Tahiri: Reforma në drejtësi do të mbyllet në vjeshtë, do t’i qëndrojë kohësGazetari Rakipi ka insistuar për afatet se kur do të mbyllet reforma në drejtësi.“Kryeministri ka deklaruar se kjo reformë mbyllet në vjeshtë, në shtator ose në tetor. Mos prisni që ta deklaroj unë se kjo është një çështje në proces. Më shumë e rëndësishme është cilësia sesa shpejtësia. Sesi përfshihen partnerët, mendimi i ekspertëve, dhe atyre që konsumojnë drejtësinë, me qëllim që të kemi një reformë që t’i qëndrojë kohës”, ka deklaruar Tahiri.Reforma në drejtësi, Tahiri: Të mos ndodhë që politikanët të bëhen të pasur dhe të pasurit politikanëI pyetur për mënyrën sesi janë pasuruar një pjesë e elitës dhe atyre të përfshirë në politikë, ministri deklaroi se reforma institucionale do të krijojë besimin se ligji zbatohet njësoj për të gjithë.“Policia e Shtetit punon që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Reforma në drejtësi ka një rol thelbësor dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë dhe të mos ndodhë që politikanët të bëhen të pasur dhe të pasurit të bëhen politikanë”, ka thënë Tahiri. Ministri ka shtuar se po zbatohen reforma, edhe në sektorë të tjerë, si sistemi arsimor.Kriminaliteti tek të rinjtë, Tahiri: Po krijojmë minikomisariate në shkollaModeratori Rakipi ka pyetur për shtimin e kriminalitetit te të rinjtë nën 18 vjec. “Mungon një model i shëndoshë për adoleshentët, që t’i referohen muzikës, kulturës dhe jetesës normale brenda rregullave. Kemi kontribuar në vite që të krijojmë modën e të qënit i paligjshëm. Shumë të rinj mendojnë se je më në modë sot, nëse shkel pak ligjin. Nëse nuk vëmë dorë, do të humbasim një brez të tërë. Jemi duke punuar me të rinjtë, nëpërmjet instrumentave edukativë, instrumentave të transparencës në Policinë e Shtetit. Ne po krijojmë mini komisariate brenda shkollave, me vetë studentët. Ata nuk do të arrestojnë ndonjë, thejsht do të tregojnë sesi zbatohet ligji nëpërmjet asistimit nga një efektiv i ri i Policisë”, ka thënë ministri Tahiri.Dekriminalizimi, Tahiri: Personat që kanë shlyer dënimin, të integrohenGazetari Rakipi ka pyetur ministrin për dekriminalizimin dhe pse duhet të përfshihen në lista emra që përfliten për të kaluarën e tyre problematike.“Në princip unë jam dakord që nuk duhet të emërohen njerëz të tillë. Por nëse këta njerëz e kanë shlyer dënimin, duhet të integrohen. Ka raste plot në botë. Qëllimi I integrimit në shoqëri është pikërisht ky. Nga ana tjetër, unë mendoj se me një ligj të ri ne miniminalisht për të zgjedhurit dhe vendimarrësit publikë, duhet të jemi transparentë. Pastaj është vullneti politik që këta të përfshihen apo jo. Minimalja është që qytetarët ta dinë për personin që iu ofrohet”, ka deklaruar Tahiri.Dekriminalizimi, Tahiri: Duhet të vendosim një standard ligjorGazetari Rakipi ka insistuar se përse i duhen politikës këta njerëz, kjo bazuar në zgjedhjet e 21 qershorit ku nga 9 kandidatë me rekorde kriminale, 5 rezultuan fitues.“Kjo çështje mbetet në dorë të vullnetit politik. Duhet vendosur një standard ligjor. Kam kundërshtitë e mia për standardin. Shpëtimi nuk është të bindësh kryetarin e opozitës apo mazhorancës. Vullneti i një njeriu nuk mjafton. Shpëtimi është vendosja e një standardi që shkon përtej vullnetit të njerëzve. Ne duhet të vendosim disa piketa se kush do të jenë njerëzit që nuk duhet të marrin pjesë në funksionet publike. Kjo duhet ndërtuar mbi standard, pasi politizimi i dekriminalizimit krijon më shumë probleme. Ne nuk na duhet një proces politik. Ne na duhet një standard ligjor për personat e dënuar për një vepër penale dhe që duan të hyjnë në politikë. Kryeministri ka ftuar opozitën që ta bëjë draftin si të dojë. Opozita nuk ka pranuar. Deri më sot nuk ka lëvizje nga opozita për të shmangur debatin politik për këtë çështje. Unë kam folur me ndërkombëtarët për t’i formalizuar praktikat në një ligj që nuk po konkretizohet, pasi opozita ka braktisur tryezën e bisedimeve. Duhet të përcaktojmë disa kritere ligjore”, ka deklaruar Tahiri.Tahiri: Asnjë nga kandidatët e PS nuk ka qenë i dënuarModeratori Rakipi ka insistuar se përse mazhoranca kandidoi për zgjedhjet e 21 qershorit emra të kundërshtuara edhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu.“Kjo punë kërkon standard të formalizuara në ligj. Në të kundërt, mbetet në vullnetin e çdokujt. Asnjë nga kandidatët e PS nuk ka qenë i dënuar, as në ndjekje penale aktive. Nëse do të ishte aktive, do të duhet të bënim ne kërkime”, ka shpjeguar ministri Tahiri.Tahiri hedh poshtë aludimet për drejtimin e ministrisë së DrejtësisëGazetari Rakipi ka pyetur ministrin e Brendshëm për cilësinë e ministrave të kabinetit qeveritar.“Kjo është qeveria më efektive krahasuar me gjithë të tjerat”, ka thënë ministri. Ai ka shtuar se është shumë i fokusuar në detyrën e tij, duke hedhur poshtë aludimet për një kalim të mundshëm të tij te ministria e Drejtësisë.“Unë jam i fokusuar në punën time dhe nuk merrem me thashethemet e kafeve të Tiranës. Reforma në drejtësi është shtylla kurrizore për të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Është një prioritet mbi të gjitha. Ne kemi dhënë sgjerimet dhe kontributin tonë në komisionin që po merret me reformën”, është shprehur Tahiri.Tahiri: Në shtator do jetë efektive Byroja e HetimitGazetari Rakipi ka pyetur ministrin e Brendshëm për projektin e Byrosë së Hetimit.“Ne po punojmë, edhe me ekspertët e FBI, në mënyrë që në shtator të kemi efektive Byronë kombëtare të Hetimit. Në mënyrë që të nisim skenarët e hetimit për disa cështje në Shqipëri”, ka bërë të ditur ministri Tahiri. Ai shpjegoi edhe raportet me Prokurorinë. “Raportet me Prokurorinë janë institucionale, shumë të mira. Sigurisht ka vend që disa prokurorë të jenë më aktivë, por raportet janë të mira”, ka thënë ministri.Ndryshimet në qeveri? Tahiri: Kjo varet nga kryeministriGazetari Rakipi ka pyetur ministrin Sajmir Tahiri edhe për ndryshimet e mundshme në qeveri.“Kjo varet nga vlerësimi I kryeminsitrit. Kjo është qeveria më eficente”, ka deklaruar Tahiri.Lazarati, Tahiri: Jo alternativë kriminalizimiGazetari Rakipi ka pyetur edhe për gjendjen në Lazarat dhe njerëzit që jetojnë atje.“Lazarati nuk mund të jetë alternativë kriminalizimi dhe të kultivojmë kanabis se nuk kemi cfarë të bëjmë. Nuk mund ta lëmë Lazaratin të kultivojë kanabis deri sa të gjejmë një alternativë tjerër”, ka deklaruar Tahiri.[caption id="attachment_544629" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Artur Zoto (majtas) dhe Igli Totozani (djathtas) te ftuar ne "Te Paekspozuarit"[/caption]Drejtori i Burgjeve, Zoto: Autori i vrasjes së turistëve çekë nuk ka qenë problematik në burgPas bisedës me ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, moderatori Rakipi ka ftuar në studio për të folur mbi sistemin e burgjeve dhe efektivitetin e tyre, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozanit. Duke u fokusuar te ngjarja e vrasjes së dy turistëve cekë, drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve, Zoto deklaroi se autori i vrasjes ka qenë 2 herë i dënuar dhe ka vuajtur dënim në burg, por ai nuk ka qenë një person problematik gjatë vuajtjes së dënimit.“Personi në fjalë nuk ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg dhe nuk ka pasur masa disiplinore për të. Nisur nga ky vlerësimi i shkurtër, arrijmë në përfundimin se ky person ka qenë në një profil pozitiv. Por mbetet një cështje për t’u diskutuar sesa ky person ka kuptuar veprën kriminale që ka kryer”, ka deklaruar Zoto.Totozani: Dënimi ka si qëllim rehabilitimin Avokati i Popullit theksoi rëndësinë e rolit të faktorëve të tjerë që ndikojnë te kriminaliteti i të rinjve, si familja dhe shoqëria.“Ky individ që kryhen këto vepra penale e bën se ka arsye të ndryshme, familjare etj. Pjesa e burgut është sesa është në gjendje, që ta rehabilitojë këtë individ. Ajo që është e rëndësishme, është që sot, dënimi nuk ka të njëjtin koncept si në mesjetën e dikurshme, kur ishte dënim dhe vetëm shpagim. Sot dënimi ka si qëllim rehabilitimin. Pra, nis nga familja dhe më pas, nis te institucionet sesa janë në gjendje të kthejnë një njeri në rrugë normale”, ka deklaruar Totozani.Zoto: Trajtim i veçantë i të dënuarve në burgjeGazetari Rakipi ka pyetur drejtorin e Burgjeve për gjendjen e këtyre institucioneve sot“Riintegrimin dhe rehabilitimin nuk duhet ta shohim të shkëputur nga hallkat e tjera dhe nuk është përgjegjësi vetëm e Drejtorisë së Burgjeve. Ne jemi hallka e fundit. Ky proces kërkon përfshirjen e shumë aktorëve dhe institucioneve. Në burgje ka psikolog dhe stafe të specializuara. Që në momentin që pranon personin në institucion, është një grup që bën vlerësimin e profilit dhe harton një plan të qëndrimit në institucion. Bazuar në këtë plan, organizohet përfshirja e tij në programe. Ka një vlerësim në dosjet e tij. Ky individ ka lënë institucionin në moshë të vogël 15 vjecare. Në këtë moshë ky individ kërkon një trajtim të vecantë në burgje”, ka deklaruar Zoto.Totozani: Në Shqipëri nuk ka shkolla riedukimiAvokati i Popullit ka shpjeguar se në Shqipëri nuk ka shkolla riedukimi, edhe pse kjo është e parashikuar në Kodin Penal dhe është rekomanduar.“Në rastin e burgjeve jemi monitorues të jashtëm. Ne monitorojmë kushtet në burgje. Dënimi sot nënkupton rikthimin e njeriut në shoqëri. Ne konstatojmë që burgjet shqiptare nuk arrijnë dot për shumë arsye, të infrastrukturës, përgatitjes profesionale etj që të arrijnë qëllimin kryesor të dënimit. Edhe pse ka përmirësime, mbeten institucione që e kanë objektivisht të pamundur që ta realizojnë këtë obkjektiv, se nuk kanë standarde”, ka deklaruar Totozani.Zoto: 1300 të burgosur mbi kapacitetet, Totozani: Mbipopullimi është cunamDrejtori i Burgjeve ka bërë të ditur se aktualisht në Shqipëri ka rreth 5800 të burgosur, dhe 1300 janë plus mbi kapacitetin. “Ka një mbipopullim, pavarësisht ndërtimeve të reja të burgjeve. Problemi i mbipopullit është një cunam i madh”, ka thënë Totozani. Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka shpjeguar se procesi i riintegrimit të të dënuarve është i mundur. “Pavarësisht problemeve të infrastrukturës, ne kemi kapacitete për të bërë rehabilitimin e tyre”, është shprehur Zoto. “Nuk i rehabilitojmë dot, pavarësisht përmirësimeve”, ka kundërshtuar Avokati i Popullit, Totozani.Punësimi i të burgosurve, Zoto: Mungon, Totozani: Kemi bërë rekomandimeGazetari Rakipi ka pyetur për punësimin e të burgosurve . “Mungon për shkak të problemeve të infrastrukturës dhe të angazhimit të aktorëve të tjerë”, ka thënë Zoto. Ndërsa Totozani ka shtuar se pagesa e të burgosurve është një ndër rekomandimet e Avokatit të Popullit në 25 vitet e fundit. Ndërsa ngriti edhe shqetësimin sesi trajtohen personat më problem psikike që kryejnë krime. “Ka vendime të gjykatave për të cuar në qendra, njerëz që trajtohen me mjekim dhe që kanë kryer krime. Këta njerëz duhen cuar në spitale psikiatrike se po degradojnë aty. Janë persona të papërgjegjshëm, me probleme mendore. Kemi 25 vite që bëjmë rekomandime për këta njerëz”, ka deklaruar Totozani.Zoto: Rehabilitimi, jo vetëm detyrë e burgjeveDrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Zoto ka deklaruar se pavarësisht problemeve, rehabilitimi I të dënuarve është I mundur për t’u bërë.“Për një pjesë të institucioneve ne i kemi kushtet. Individi që kreu vrasjen e dy turistëve cekë ka qenë në institucionin e Kavajës. Ne Lezhë unë e kam hequr seksionin e të miturve se nuk kishte kushte dhe e kam kaluar në Kavajë. Ka 1 vit që e kam zhvendosur, për shkak të rëndësisë që ka kjo moshë. Kemi një sërë institucionesh që i kemi të trashëguara nga e kaluara. Por rehabilitimi nuk është detyrë vetëm, e institucionit të Burgjeve.”, ka deklaruar Zoto.Totozani: Sistemi aktual nuk arrin dot t’i rehabilitojë të dënuaritNdërsa për Avokatin e Popullit, burgjet tona nuk mund të bëjnë rehabilitimin e të dënuarve. “Sistemi aktual nuk arrin dot t’I rehabilitojë njerëzit. Nuk mund të ketë riintegrim kur njerëzit flenë ende në tokë. Një sistem me 1300 persona plus, ku njerëzit flenë me turne dhe në të njëjtin dyshek, harroheni që të ketë mundësi për rintegrim. Ka mungesë psikiatrish”, ka deklaruar Totozani. Ai ka shtuar se infrastruktura lë për të dëshiruar në shumë burgje. “Infrastruktura, mbipopullimi dhe mungesa e stafit e bëjnë të pamundur rehabilitimin. Ka nevojë për mbyllje të disa institucioneve, si Zaharia, Benca është në kushte tejet të amortizuara”, është shprehur Totozani.Totozani: Nuk pushohen nga puna njerëzit se nuk kanë paguar energjinëAvokati i Popullit ka ngritur shqetësimin e pushimit nga puna të 130 personave nga administrata e burgjeve, për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. “Nuk pushohen njerëzit se nuk kanë paguar energjinë. Ne i kemi drejtuar një rekomandim për këtë cështje dhe kërkojmë të zbatohet. Ata duhet të rikthehen në punë se janë hequr në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar Totozani.Totozani: Problem, dhuna e përdorur te të dënuaritAvokati I Popullit ngriti edhe problemin e dhunës te të dënuarit. “Është serioze problematika e strukturës së gatshme që gjendet prej jush dhe që përdor dhunë të vazhdueshme. Po flasim për integrim dhe kjo kërkon që të respektohet dinjiteti i njerëzve”, ka deklaruar Totozani. ‘Ka probleme, por ka shenja që gjërat po përmirësohen”, është shprehur Zoto, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve.