PE injoron OKB-në, miraton rezolutën për Srebrenicën!
Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që konsideron si genocid masakrën e Srebrenicës, kryer nga forcat serbe nën drejtimin e gjeneralit Ratko Mlladiç në vitin 1995.Me rezolutën e miratuar, Parlamenti Europian dënoi edhe veton e vendosur nga Rusia kundër rezolutës në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa përshëndeti vendimin që më 11 korrik në Bosnje-Hercegovinë të shpallet ditë zie kombëtare në kujtim të 8000 viktimave të masakrës. Sipas eurodeputetëve njohja e këtij krimi si genocid, është e vetmja mënyrë për të arritur te paqja në Ballkan.Përveç rezolutës në Parlamentin Europian, propozuar nga deputetja kroate, Ivana Jakovçiçad, pritet që një ditë më vonë, edhe Kongresi Amerikan të votojë një rezolutë të ngjashmePara ceremonisë së 20-vjetorit që do të mbahet ditën e shtunë, mijëra boshnjakë kanë nderuar në Sarajevë 136 trupat e fundit të identifikuara të masakrës së Srebrenicës që do të varrosen pikërisht atë ditë. Kamioni me arkivolet e trupave pajetë u ndal para presidencës së Bosnjes, ku nënat, motrat dhe gratë e viktimave vajtuan të afërmit e tyre.Deri më tani rreth 7,000 mijë viktima janë zhvarrosur nga 93 varre masive. Në përvjetorin e 20 të kësaj masakre ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe kryeministri serb Alexander Vuçiç, mes delegacionesh të ndryshme ndërkombëtare, ku ai amerikan do të kryesohet nga ish-presidenti Bill Klinton.