Rama: Transformim rrënjësor tregut farmaceutik
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për skandalin e abuzimeve me barnat e rimbursueshme, e denoncuar nga vetë ministri i Shëndetësisë duke e cilësuar si një skemë korrupsioni të patolerueshme.Edi Rama: Nuk kemi pse të mos jemi të inkurajuar për faktin që e zbuluam dhe e goditëm këtë skemë, por nga ana tjetër është e domosdoshme që të përmirësojmë dhe të ngremë sistemin që mos jetë më vunerabël ndaj vullneteve negative të individëve.Skema e vjedhjes së ilaçeve përmes recetave falëse që arriti vlerën e 1.5 mld lekëve do të përkthehet me masa direkte paralajmëroi kryeministri. Ai tha se për ti dhënë fund aferave korruptive do të vihet në zbatim projekti pilot i recetave elektronike dhe pullave të reja të barnave.Edi Rama: Projekti pilot i recetes elektronike dhe ndërkohë është hapur gara ndërkombëtare për të zbatuar recetën elektronike në territorin e vendit. Për të masur nën kontroll të gjithë lëvizjen e barnave dhe për të mos lejuar hapësira në të cilat ka gjithmonë mundësi për vënien në lëvizje të skemave apo të veprimeve korruptive.Deklaratat e shefit te qeverisë u bënë gjatë një takimi me biznesin italian.