Aldo Bumçi: Qeveria të lexojë mirë mesazhet e kancelares
Ish-ministri i Jashtë, deputeti demokrat Aldo Bumçi e cilëson historike për shqiptarët vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, por nuk shmangu komentet mbi sjelljen e kryeministrit gjatë kësaj vizite.Aldo Bumçi: Në vend që ti qaset Europës me...ne kemi realizuar 1,2,3 meritojmë të hapen negociatat, del dhe kërcënon europën nëse nuk integrohemi shpejt do ketë radikalizëm islamik në Shqipëri.Deputeti Bumçi tha se qeveria duhet ti lexojë drejt kritikat e kancelares Merkel për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri.Rezerva për takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel pati edhe Jozefina Topalli.Jozefina Topalli: Me një sjellje që duket gati servile, i tregoi barcaletën e gëzimit të shqiptarëve kur nuk bëjnë gol duke sjellë përjetime të honekerit gjerman dhe honekerit shqiptar.