KLSH raporton paratë e shkuara dëm

Gjatë vitit që lamë pas buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 13 miliard lekësh.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, i ka raportuar këto fakte përpara Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Sipas kreut të KLSH-së ky institucion ka bërë 40 kallëzime penale për ato raste ku janë konstatuar shkelje.Ndërkohë që opozita kërkoi më tepër kontrolle në rastin e dhënies së konçesioneve dhe në shpenzimet e Bankës së Shqipërisë.Sipas kryetarit të KLSH-së nga auditimet e realizuara, 24 nga 100 konçesione kanë pasur probleme.Gjatë 2013-ës, KLSH synon që të rrisë auditimin dhe të ulë dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit.