Revoltohen familjarët e J.Çelës: Të gjendet trupi, prej 2 ditësh ska lëvizje

Ende asnje e re nga kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, Julian Çela, vogëlushit i cili është vrarë nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi dhe se ky i fundit deklaroi se e kishte hedhur në landfillin e Sharrës.Ndërkohë familjarët e vogëlushit kanë hedhur dyshime se trupi i Julianit nuk është hedhur nga pedofili në Sharrë.Ne nje pronocim për mediat daja i fëmijës, Hysen Muka ka deklaruar se askush nuk ka dijeni se ku mund të jetë hedhur 11 vjeçari.“Policia ende nuk ka  bërë asgjë, nuk ka ardhur askush për të rinisur kërkimet për trupin. Askush nuk ka informuar për atë që po bëhet për kërkimet për trupin. I kërkojmë autoriteteve të shtetit të bëhet e pamundura që të mbyllet kjo çështje. Dyshojmë se trupi i Julianit nuk është hedhur këtu, presim të rinisin kërkimet” tha daja e vogëlushitNdërsa kushëriri i 11-vjeçarit ka kërkuar nga autoritetet sqarime në lidhje me kërkimet për gjetjen e trupit të Julianit.“Autoritetet përgjegjëse të na sqarojnë. Duam të gjendet trupi. Nëse shteti nuk ka mjete të na sqarojnë, mund të ndërhyjmë edhe vetë për kërkime” është shprehur ai.Ndërkohë pedofili 45-vjeçar u dërgua dje në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë ku ka treguar në mënyrë demonstrative vendin se ku e kishte hedhur trupin e pajetë të vogëlushit Julian Çela.Me pranga në duar gjatë gjithë ditës së dheshme ai ka riprodhuar gjithë skenën e vrasjes dhe më pas hedhjen e kufomës në malin e landfillin e Sharrës.Nën masa të larta sigurie ai është kthyer në vendin e krimit ku ka dhënë detajet për mënyrën e vrasjes dhe më pas skemën e zhdukjes së trupit të cilin e ka çuar deri në Sharrë ku ka pritur deri sa batanija e kuqe me trupin e masakruar të 11-vjeçarit është mbuluar nga mbeturinat dhe është kthyer i qetë në shtëpi.Ardian Prrenjasi u arrestua nga policia ditën e djelë ndërsa po tentonte të vriste 10-vjeçarin me inicialet A.C, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çelën i cili rezultonte i zhdukur që nga data 30 nëntor i vitit të kaluar.