Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes për gjakmarrje të gjyshit dhe mbesës

Policia e Durrësit ka bërë të mundur sot arrestimin e një 34-vjeçari si autori i dyshuar i vrasjes për gjakmarrje të Marie dhe Kolë Qukajt.I dyshuari Arjan Prroj, 34 vjeç, është arrestuar nga forcat kufitare të policisë së Durrësit, pasi dyshohet se në bashkëpunim ka vrarë për gjakmarrje Marie dhe Kolë Qukajn.Gjykata ka dhënë më parë masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Arjan Prroj.17-vjeçarja Marie Qukaj dhe gjyshi i saj 70-vjeçari Kolë Qukaj mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa ishin duke vaditur parcelat me misër prane banesës së tyre, në Qershor të vitit 2012.Menjëerë policia ka shpallur në kërkim tre autorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Ata janë dy vellezërit Prroi, dhe xhaxhai i tyre. Sipas policisë, ata morën hak duke vrarë vajzën dhe gjyshin për shkak se dy vjet më parë vëllai dhe nipi i viktimave, shtetasi Gjokë Qukaj, kishte vrarë me armë zjarri pas një sherri për vijën e ujit, shtetasin Ndoc Prroi, i cili është babai dhe vëllai i autorëve të ngjarjes. Pas krimit të Korrikut 2010 të dyja familjet ishin futur në gjak. Edhe pse autori i krimit ishte dënuar nga drejtësia, hakmarrja nuk ka vonuar. Afro dy vjet më vonë familja tjetër realizon krimin makabër, duke vrarë gjyshin e autorit të krimit, si dhe motrën e tij vetëm 17 vjeçe.