Gjykata pranon shkurtim të gjykuar për Nazmie Vishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 13:18
Në gjykatën e Tiranës nisi sot gjyqi i Nazmie Vishës, e cila në gusht të vitit të shkuar vrau me armë zjarri Fiqiri Muçën, të ashtëquajturin abuzues seksual të saj.Në sallën e gjyqit, avokatja Vjollca Pustina kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë që u pranua si nga prokurori i çështjes, ashtu edhe nga gjykata.Por avokatja kërkoi gjithashtu edhe ndryshimin e akuzës vrasje me paramendim.Sipas Vjollca Pustinës, Nazmie Visha ishte një viktimë e përdhunimit që në moshën 14 vjeçare, dhe se prokuroria ka mbyllur dy herë hetimet për këtë çështje.