Forumet rinore përballje në debate televizive para- elektorale
Pas 4 Prillit, përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike në Shqipëri do të përballen në debate televizive para- elektorale.Pikërisht në këtë kuadër, ambasada amerikane në Shqipëri ka nisur një trajnim gjithpërfshirës me përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike në Shqipëri. Zv.ambasadori amerikan në Shqipëri Henri Jardin, e përcakton këtë si një mundësi për të forcuar demokracinë në vend dhe për të njohur votuesit me atë çka ofrojnë partitë.Pjesëmarrësit kanë kaluar seanca trajnimi të thella, pas kësaj ata do të marrin pjesë në tre debate që do fillojnë nga 4 Prilli dhe do të shfaqen çdo dy javë. Debatet do të realizohen i pari në Shkodër mbi temat e punësimit dhe arsimit, debati i dytë do të jetë në Fier, mbi temën e shtetit ligjor dhe korrupsionit, ndërsa i treti do të jetë në Tiranë mbi temën e pranimit në Bashkimin Europian dhe e ardhmja e Shqipërisë. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është që të përhapet informacioni dhe të ndihmojë debatuesit në aftësitë e tyre në të folurën në publik por edhe të ndihmojë popullin që të vendos për votën në bazë të asaj çka ofrojnë partitë. Ajo që ne kërkojmë është një demokraci e fortë në Shqipëri dhe si rezultat një partnere më e mirë për SHBA-të.Ndërkohë që profesoresha që po trajnon përfaqësuesit e rinj të partive, Kristinë Standford, shpjegon se debatet janë të rëndësishme për politikën e një vendi.Te rinjtë kanë mësuar këtu mënyrat e të folurit në publik dhe të bërit debat. Në SHBA, politika publike dhe debatet politike kanë një histori të gjatë. Debatet e para televizive janë shfaqur në televizione që në vitin 1960 dhe shpresoj që debate të tilla të bëhen po kaq publike dhe në vendin tuaj. Mezi po pres çastin që këta të rinj të shfaqen në televizion dhe të prezantojnë platformat e tyre.Vetë përfaqësuesit e partive politke e vlerësojnë këtë nismë të Ambasadës Amerikane si një risi për politikën shqiptare.