Lezhë, zbulohet baza e falsifikimit të kartmonedhave, në pranga dy persona

Një bazë e fallsifikimit të kartmonedhave shqipare fallso është zbuluar në qytetin e lezhës ndërsa kanë rënë në pranga edhe dy personat e dyshuar për këtë vepër penale.Pas dy muajsh hetime, blutë e drejtorisë së policisë në Lezhë kanë përmbyllur me sukses operacionin “Kartmonedha e fundit”, si rezulat i të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Petrit Gjokhilaj 24 vjeç dhe Vitor Vathaj 22 vjeç që të dy nga qyteti i lezhës.Ne cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një arme zjarri pistoletë e tipit “Zastava ,Printer Skaner i cilësisë së lartë nga i cili printoheshin kartmonedhat, 43 kartmonedha me prerje 1000 lekëshe dhe 2 cope 500 lekëshe, Dy kompjuter me aksesorët e tyre, një printer, 3 mjete prerëse, si dhe 2 fletë format “A4” të fotokopjuara me prerje kartmonedhash një mijë lekëshe.Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se janë identifikuar dhe po merren deklarime në shume lokale e dyqane ku dyshohet që mund të jenë përdorur këto kartmonedha fallco.