Koalicioni i Vëzhguesve Vendor: Shkelje të kodit nga partitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 13:56
Në raportin e parë parazgjedhor evidentohet shkelja e plotë e kodit ligjor të partive politike të cilët kanë nisur këtë fushatë të ashpër elektorale parakohe.Raporti i hartuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendor në partneritet me 31 organizata të tjera kanë evidentuar një sërë shkeljesh e parregullsi në funksionimin e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve si dhe probleme me listat e zgjedhëse.Gerta Metaj, drejtuese e Koalicionit të Vëzhduesve Vendor tha se ky raport i referohet kohës nga 2 shtatori deri më 14 mars.Më pas Koalicioni i Vëzhduesve Vendor përcolli një sërë rekomandimesh për politikën në kohën kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhejet paralamentare të 23 qershorit.