Sherefedin Shehu: PS operon me njerëz të paguar

I ftuari në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Sherefedin Shehu, ka folur në lidhje me trajtimin që i është bërë veriut të Shqipërisë dhe deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama se veriu nuk trajtohet në mnyrë të drejtë, por Partia Demokratike ja merr votën “qorrazi”.“Nga të gjitha deklaratat e Ramës qëndron vetëm ajo e politikës konstante komunisto-socialiste për izolimin dhe mos konsiderimin e veriut si pjesë e Shqipërisë. Për 50 vjet veriu ka qënë pjesa më e lënë pas dore e Shqipërisë deri në vitin 2005. Rama tregoi që akoma nuk njeh realitetin shqiptar. Që nga viti 2005 investimet publike në Dibër janë të të gjitha kategorive. Në Dibër janë ndërtuar rrugë bashkëkohore të asfaltuara që kanë filluar të japin efektet e tyrre në zhvillimin e këtyre zonave. Më e rëndësishmja është që në Dibër Rama u përpoq që të tallej jo vetëm me qytetarët e Dibrës por me veriun në tërësi, dhe zgjodhi Dibrën për faktin që në Dibër mund të shkojnë dhe të marrin shembull edhe rrethet e tjera, për sa i përket punës dhe zhvillimit. ” u shpreh Shehu.“Vota në Dibër nuk merret “qorrazi”, siç u shpreh Rama, por e vërteta në fjalët e tij është se Dibrën nuk mund ta konsiderosh thjesht bastion të verbër të PD-së, por mund ta konsiderosh si një bastion antikomunist dhe PS-ja në Dibër shikohet si një vazhduese e Partisë Komuniste. Fakti që Dibra voton me shumicë për PD-në shpjegohet vetëm me ato që kjo qeveri ka bërë për dibranët.”Në lidhje prezantimin që Edi Rama bëri të një grupi prej 200 vetash sit ë djathtë që i janë bashkuar rilindjes Shehu u shpreh: “Në Partinë Demokratike në Dibër ka harmonizim. Debatet e vazhdueshme kanë bërë që një pjesë të jenë indiferentë por nuk ka të larguar. Dibranët janë të zgjuar dhe nuk i shprehin pakënaqësitë e tyre duke u bashkuar me PS por me indiferentizëm. Asnjë prej atyre që folën nuk banojnë fare në Dibër dhe nuk kanë qënë kurrë pjesë e strukturave të PD-së në Dibër. Disa eksponentë prej tyre mund të konsiderohen si dështak që PD-ja i ka mbështetur, por për paaftësinë e tyre ata nuk janë më pjesë e administratës publike dhe shpresojnë në ndonjë kockë që mund tu hedhi PS-ja, pasi ajo operon me njerëz të paguar.”Ndërsa në lidhje me çështjen e rrugës së Arbrit, dhe nëse është neglizhuar kjo rrugë, Deputeti I PD-së u shpreh:  “Vota kundër nga PS-ja për këtë rrugë është e njohur nga të gjithë shqiptarët. Partia Socialiste thotë do ta bëj kurse Partia Demookratike thotë po përfundoj rrugën e Arbrit. Ai nuk është një projekt i premtuar po një projekt në zbatim. Rruga e Arbrit është konsideruar si rruga e dytë e kombit, pasi krijon një lidhje të re me pjesën shqiptare në Maqedoni. Ai është një projekt i cili tashmë ka filluar.”Partia Demokratike e ka programin dhe po e pasuron atë, kurse Partia Socialiste nuk e ka programin, sepse Rama i mblodhi forumet e PS-së dhe u dha nga një dosje bosh. Rama thotë që po e shkruajmë programin pra nuk e ka shkruar akoma. Politikat e PD-së kanë një bosht themelor i cili është barrëe ulët fiskale dhe rritje e numrit të tatimpaguesve. Po të shikosh politikat që janë proçes zbatimi, ato synojnë uljen e kostos për biznesin. PS-ja bën demagogji dhe synon uljen e të ardhurave ose të tatimeve të konsumit. Në fazën e konsumit nuk kontrollohen çmimet. PD-ja çelsin e suksesit e ka psur në mbështetjen e sektorit privat. Politikat e konçesioneve, identifikimi I sektorëve prioritar që do të rregullojnë balancën ekonomike, si dhe shfrytëzimi I burimeve natyrore, do të shënojnë një hov të vërtetë në ekonominë shqiptare.”