Komedia e parë e 2013, "Kasollja e Vogël" rikthen Leonard Bombaj pas 21 vitesh
"Të shohësh kopshtin e Edenit me njerëz modern," kjo është surpriza më e bukur që do të sjellë premiera e parë në Teatrin e Komedisë, një vepër e cila në Francë është luajtur mbi 1500 herë. Puna ka filluar, aktorët po përshtaten me rolet e tyre, dhe surpriza tjetër, rikthimi pas 21 vitesh i regjizorit të mirënjohur Leonard Bombaj.Sipas Regjizores kjo komedi sjell një copëz jetë të pazakontë të katër personazheve që përfundojnë në një ishull.Njerëzit jo vetëm do të qeshin nga kjo komedi, por edhe do mendohen gjatë për të, kështu shprehet Bombaj i cili në këtë komedi do të përfaqësoje FilipinNdërsa Suzana do të interpretohet nga aktorja Ina Gjonçi. Në role të tjera janë aktorët Lulzim Zeqja dhe Florian Agalliu.Premiera do të vihet në skenën e Teatrit të Komedisë në muajin Prill.