Editorial, Vrasja e Julianit, dështimi i policisë me krimin
Ndërsa të gjithë në mëngjesin plot shi dhe të fohtë shpresonim se ishim zgjuar prej një ankthi gjumi, u përballëm me një realitet që ndoshta as e kishim menduar. Vrasjen makabre të një fëmije 11 vjeç nga një person që nuk duhet të konsiderohet as njeri.Me të drejtë të gjithë sëbashku e pagëzuam një monstër. Një monstër që ia kalon çdo lloj forme jonatyrore të kësaj bote. Një serial killer që jetonte mes nesh çdo ditë, përpara derës së familjes së Julianit të Vogël. Askush nuk dyshoi. Askush nuk provoi të dyshonte tek fqinji misterioz përballë, që më herët ishte falur nga zhdrejtësia jonë po për rrëmbim fëmijësh. E pikërisht këtu nis historia e papërgjegjshmërisë së një shteti, një drejtësie dhe një policie të paaftë të bëjë atë për të cilën pagujmë taksa çdo ditë: Të na garantojë jetën.Asnjëri prej këtyre hallkave nuk e ka bërë atë që duhej të bënte, madje ka bërë të kundërtën. Gjykata e ka falur një monstër duke e dënuar vetëm me 60 mijë lek gjobë edhe pse ai kishte rrëmbyer për të përdhunuar një fëmijë që as kuptimin e kësaj fjale nuk e di. Një skandal i vërtetë. Çfarë duhet të presim nga kjo gjykatë? Që nesër të lirojë gjithë kriminelët e këtij vendi? Ka liruar një monstër që mbolli më pas pasoja të tmerrëshme për një fëmijë, por një tjetër e kushedi sa të tjerë mund të kenë qënë në listën e tij. Një i dënuar me 4 vjet burg në Greqi dhe që e ëma e fajëson edhe për dy raste të tjera në Librazhd, ishte hija e kuçedrës për çdo fëmijë të lagjes së vogël në rrugën "Bujar Kaloshi" në Laprakë. Po kjo polici që në vend të shpalosjes së aftësive për të sjellë skena sherifësh në furgona rrugësh apo postoblloqe të frikëshme, çfarë bëri? Asgjë. Na la një kriminel të tëmerrshëm në gjirin tonë.Është e pafalshme që komisariati 3, drejtoria e policisë së Tiranës apo policia e shtetit nuk kanë bërë dot asgjë që prej 30 Nëntorit kur Ardian Prrenjasi vrau Julianin e vogël. Sot e quan sukses arrestimin e tij? Cilin sukses? Atë me vrasjen e një fëmije? Apo se kolegët e monstrës zbuluan rastësisht gjithçka? Në vend të suksesit në konferenca shtypi, dje dhe sot duhej që në tavolinën e punës të ishte letra e dorëheqjes. Dorëheqja se ata që hetuan, kërkuan dhe nuk gjetën asgjë. Ata që për 4 muaj nuk denjuan as ta merrnin në pyetje qiraxhiun e mistershëm që ishte me preçedentë të rëndë penalë.I gjithë zinxhiri policor dhe hetimor është treguar në mos i paaftë, neglizhent për të kryer një proçedurë që në praktikën policore është e para. Të verifikonin vendin e ngjarjes, lagjen ku u zhduk 11 vjeçari që për ironi të fatit ishte djali i një zyrtari të hallkës më të rëndësishme të shtetit, Shërbimit informativ shtetëror. Të kujt shteti? Të atij që nuk bën dot asgjë as për veten e tij? Po për ne që jemi si delet në mal pa bari?Ky zinxhir policor më së paku ka sot moralin të na kërkojë falje duke dorëzuar distiktivin.