Ministri Bumçi reagon pas deklaratave të Ramës në “Sport Debat” në "Ora News"
Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe sporteve, Aldo Bumçi, ka reaguar enkas në një konferencë për shtyp pranë dikasterit të tij, pas deklaratave të kreut të Partisë Socialite Edi Rama, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Sport Debat” në RTV "Ora News".Në konferencën e tij për shtyp Ministri Aldo Bumçi u shpreh: Edi Rama nuk mund të flasë për dhunën pas asaj që ndodhi në Kavajë. Edi Rama nuk e di që ligji për kalimin e klubeve në shoqëri aksionere është miratuar që në vitin 2005. Edi Rama betonizoi Tiranën dhe nuk mund të flasë për terrenet sportive”.“Elis Gurin nga Shqipëria e largoi Fidel Ylli” është shprehur Bumçi.Edi Rama ishte I ftuar në RTV "Ora News", ku shpalosi programin e tij për sportin, ndërkohë që u shpreh se sporti në Shqipëri thuajse është mediokër.