Shërbimet elektronike kanë ulur korrupsionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 14:20
Bizneset e vogla apo të mëdha tashmë çdo deklaratë tatimore e realizojnë on-line.Sipas një monitorimi të realizuar nga qendra për Transparencë dhe informim të lirë, shërbimet elektronike kanë ulur korrupsionin dhe kohën e shpenzuar për të paguar detyrimet e këtyre biznesve. Sami Neza shpjegon se tashmë mbi 90 % e bizneseve i deklarojnë tatimet e tyre online.Ndërkohë që drejtori i Teknologjisë në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve u shpreh se tashmë për bizneset janë shkurtuar procedurat dhe është shkurtuar koha për pagesën e tatimeveMonitorimi është bërë në 150 biznese në Tiranë dhe Durrës ku ajo që vihet re është edhe rritja e përdorimit të internetit nga bizneset në krahasim me vite më parë.