Ardian Prrenjasi jo i vetmi pedofil i lirë në Shqipëri?

Ardian Prrenjasi, vrasësi 45-vjeçar që tronditi familjet e viktimave por të gjithë Shqipërinë nuk është i vetmi pedofil i lirë në vend. Ekzistenca e një rrjeti pedofilësh të mirëorganizuar është ngritur si shqetësim 2 vjet më parë nga qëndra në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve CRCA, një padi e cila është dorëzuar edhe në prokurorinë e Përgjithshme por në asnjë rast nuk kanë nisur hetimet duke e lënë këta njerëz të lirë në vend.E ndërsa 11-vjeçari përfundoi i vrarë tragjikisht, dhjetra fëmijë dhunohen sekualisht brenda një kohe të shkurtër, raste këto që nuk denoncohen gjithmonë dhe nuk hetohen në kohën e duhur. Altin Hazizaj, drejtori i i qëndrër në mbrojtje të të drejtave të fëmijevë CRCA thotë se duhen shembuj kaq të tmerrshëm për të reaguar insitucionet.Edhe në alo 116 kanë patur të tilla denoncime, fatkeqësisht denoncimet vijnë nga të rriturit të cilët ka patur një fëmijëri të dhunshme e abuzime, por që ka kaluar kohë nga momenti i ngjarjes.Barra e një dhimbjeje të tillë mbetet e familjarëve të viktimës, por edhe e vetë fëmijës 10-vjeçar i cili fatmirësisht u gjet i gjallë edhe pse i dhunuar e i lidhur.Psikologu Edmond Dragoti thotë se pasojat tek fëmija e shoqëria janë kaq të mëdha sa duhet forcë e mbështetje për ti kaluar.Në anën tjetër Prof. Dragoti kërkon nga media të jetë më e kujdeshme ndaj publikimit të të dhënave, privatësisë dhe të skenave të rrëfimit të ngjarjes.Ngjarja e rëndë rriti më tepër pasigurinë në vend, ku prindërit ndihen të frikësuar për fëmijët e tyre jo vetëm për fqinjët e panjohur por edhe ti lënë të lirë në parqet e lodrave.