Kryeministri Berisha bashkëbisedim me studentët dhe pedagogë
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogë.Në këtë takim kryeministri Berisha ka folur për klimën e biznesit dhe punësimin në vendin tonë.“Në 4 vitet e ardhëshme do të bëjmë të mundur krijimin e 250 mijë vendeve të punës. Ne jemi të bindur se nëpërmjet reformës së thellë të krahut të punës ne do të bëjmë që rritja jonë ekonomike të ketë një potencial më të madh punësimi. Integrimi europian përbën në vetvete një faktor shumë të rëndësishëm për punësimin e shqiptarëve, jo vetëm për faktin që ky integrim kupton qindramilion euro më shumë nga Komisioni Europian për projekte të shumta por se ky integrim është një pasaportë tjetër e shkëlqyer pas integrimit në NATO, një garanci më e madhe për investimet private në Shqipëri. Ne do të bëjmë gjithçka që ky proçes të eci pandalshëm.”“Në këtë mandat ne vijmë gjithashtu me një vizion shumë të qartë dhe një numër mjaft të studiuar të punësimeve në bizneset e reja, në bujqësi, në teknoligjinë e lartë dhe në çdo fushë tjetër. Këto 4 vjetë do të jenë vitet e uljes më të madhe të papunësisë në Shqipëri” u shpreh kryeministri“ I gjithë projekti i punësimit tonë është dyfishimi i investimeve të huaja. Në këtë rast ne do të bëjmë gjithçka për nxitjen e punësimit në industri. Në fushën e ndërtimit të Hidrocentraleve dhe Energjitikës fillojnë projektet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Janë firmosur kontrata me sektorin privat për ndërtimin e 363 hidrocentarleve. Së paku 30 mijë forca pune do të nevoiten në ndërtimin e këtyre projekteve, përfshi këtu edhe punonjësit në projektin TAP. Ne jemi të sigurt se do të dyfishojmë numrin e punonjësve në teknologjinë e lartë. Ne do të bëjmë gjithëçka që Shqipëria dixhitale të ketë së paku 25 mijë të punësuar.Një nga fushat më të rëndësishme për punësimin mbetet turizmi, prandaj ai mbetet një nga përparësitë tona më të mëdha gjatë viteve që vijnë. 2 parqe logjistike janë në ndërtim e sipër, ato do të punësojnë sëbashku 30 mijë punëtorë. Pas një diskutimi të gjërë me ju ne do të marrim parasysh çdo sygjerim, çdo vërejtje dhe çdo propozim. Potencialet e Shqipërisë janë shumë të mëdha.”