AMC dhe UNICEF përzgjedhin "Shkollat e gjelbra"

Në kuadër të ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, të gjitha shkollave  9-vjeçare publike në vend, u jepet mundësia të përfshihen në programin për “Shkollat e Gjelbra”.AMC në bashkëpunim me  UNICEF dhe institutin për ruajtjen e natyrës, kanë lançuar nëpërmjet një guide, kriteret që duhet të plotësojnë shkollat, për të qenë pjesë e kësaj nisme mjedisore, e para e këtij lloji në Shqipëri.Shkollat, për të qenë pjesë e këtij projekti, duhet të paraqesin projekte konkrete të cilat ndihmojnë në sensibilizimin e mbrojtjes së mjedisit.Shefja e përgjegjësisë sociale të korporatës në AMC, Diana Sinojmeri, tha se pas këtij prezantimi fillon puna konkrete.Projektet e përfaqësuara nga ky program, do të kenë për qëllim zhvillimin e aktiviteteve për mjedisin,  duke synuar realizimin e mbrojtjes, menaxhimit dhe vlerësimit të tij.