Dermoestetika dhe kirurgjia plastike, Spitali Amerikan me metodat më të avancuara

Spitali Amerikan sjell për të gjithë të interesuarit që duan një trup më të bukur apo një pamje më perfekte, trajtimet më revolucionare për rinimin dhe rigjenerimin e lëkurës.Gjatë konferencës ndërkombëtare e para e këtij lloji e organizuar me këto përmasa me theks te puna kërkimore botërore mbi dermoestetikën dhe kirurgjinë plastike, u prezantuan tre nga arritjet, metodat dhe trajtimet më të avancuara.Rezarta Kapaj, mjeke kirurge plastike dhe Irena Savo, mjeke dermatologe  të Spitalit Amerikan, u fokusuan në metodën injeksionit të dhjamit për perfeksionimin e imazhit dhe në trajtimin Thermage, proçedura kozmetike jo kirurgjikale.Gjithashtu edhe dermatogou i njohur Antonio Ortega Gomez, shpjegoi metodën jo invasive Fraxel, të cilin e sjell për herë të parë në Shqipëri.Në konferencën e organizuar mes bashkëpunimit të Spitalit Amerikan, mori pjesë edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, si edhe personazhe të njohur për publikun.