Lirimi i Prrenjasit, MD inspektim në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës

Ministria e Drejtësisë nis inspektimet në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen penale në ngarkim të 45-vjeçarit Adrian Prenjasi.“Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur dje në Tiranë ku një mitur u dhunua dhe e mbajt peng nga shtetasi Adrian Prenjasi dhe një tjetër (sipas dëshmisë së autorit dhënë organeve të policisë) është vrarë prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është  dënuar me gjobë nga gjykata, për veprën penale të të "heqjes së paligjshme të lirisë" ndaj një tjetër të  mituri Ministri i Drejtësisë ka kërkuar menjëherë inspektimin në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rastin në fjalë” thuhet në njoftimin e MD-së.Sipas njoftimit të ministrisë së drejtësisë “inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale në procedimin penal nr.1623, viti 2008 në ngarkim të të pandehurit Ardian Prenjasi, i akuzuar për veprën penale të "heqjes së paligjshme të lirisë" parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal,  me hetime paraprake të përfunduara me vendim dërgimi për gjykim. Përfunduar së gjykuari me vendimin penal nr.1555 datë 14.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.Lirimi i pedofilitit, ministria e drejtësisë nis hetimet për gjyqtarenMë herët, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nisur sot hetimet për Shefkie Demirajn, gjyqtaren e cila ka liruar pedofilin Ardian Prrenjasi i cili akuzohet se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela si dhe tentoi të vrasë dje një fëmijë 10-vjeçar por fatmirësisht ai u shpëtua nga policia.Në vitin 2008, i dyshuari për vrasje e pedofili është akuzuar dhe gjykuar në Tiranë për heqjen e paligjshme të lirisë ndaj një fëmije, por ia ka dalë t’i shpëtojë burgut duke u dënuar vetëm me një gjobë prej 60 mijë lekë të rinj.Në komentin e saj në lidhje me caktimin e masës së dënimit, gjyqtarja Shefkie Demiriaj shprehet se në “në rastin konkret, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore te veprës penale e cila cënon një marrëdhënie juridike të rëndësishme. Gjithashtu gjykata vlerëson personalitetin e të pandehurit si person i padënuar më parë për asnjë lloj vepre penale, si dhe aktin se i pandehuri i ka pranuar akuzat që në veprimet hetimore dhe është thellësisht i penduar”.Ndërkohë pas këtij vendimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës, nuk rezulton që Prokuroria të ketë bërë ankim në Gjykatën e Apelit për të kërkuar rritjen e masës së dënimit të dhënë ndaj Ardian Prrenjasit.Në vendim shpjegohet ngjarja që ka ndodhur me fëmijën, i cili është mashtruar nga Ardian Prrenjasi dhe është mbajtur peng duke i kërkuar dorëzimin e një shume parash nga babai i tij.