Mediat e huaja iu referuan Ora News për lajmet
Ora News ka qenë e pranishme sot në shtëpitë e shqiptarëve, jo vetëm nëpërmjet transmetimit duke mbuluar zgjedhjet hap pas hapi në të gjithë vendin por edhe përmes informacionit të saj të rimarrë e të ribotuar nga mediat e tjera.Incidenti në lagjen “Skëndërbeg” të Lezhës, ku një përfaqësues i PD-së me emrin Gentian Frrokaj, dhe i afërm i kandidatit të djathtë Fran Frrokaj, u godit me qytën e armës, ka qenë një nga këto informacione që ka kaluar përmes Ora News në mediat e tjera.Angazhimi i ambasadorëve perëndimorë të cilët kanë ndjekur proçesin në disa zona të vendit ka qenë gjithashtu pjesë mjaft e rëndësishme e mbulimit të Ora News, por edhe kontribut që është marrë nga mediat e tjera. Ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadori i Britanisë Nicolas Canon por edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ai gjerman Helmut Hoffmann, ajo e Hollandës Dewi Van Der Weerd, kryevëzhguesja e OSBE OHDIR-it, Odrey Glover apo ambasadorja çeke në Tiranë Bronislava Tomasova kanë komentuar proçesin zgjedhor në një informacion që ka kaluar nëpërmjet ekranit të Ora News.Përplasja e Astrit Patozit me anëtarët e KZAZ-së në Vorë ishte një nga informacionet e tjera që kaloi përmes Ora News. Kryetari i qendrës së votimit është përplasur në debat me deputetin demokrat Astrit Patozi, dhe i ka kërkuar atij që të largohet zona ku mbahej proçesi i votimit. Familja që nuk u lejua të votonte u takua me z.Patozi, dhe në këtë moment u kërkua që kamera e Ora News të mos filmonte.Megjithatë Ora News informoi në kohë reale për atë që po ndodhte. Gazetarët dhe stafi i Ora News janë shpërndarë në të gjithë vendin prej nga kanë ndjekur dhe raportuar hap pas hapi të gjithë proçesin zgjedhor.Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News për projeksionet e rezultateve të zgjedhjeve ka qenë lajm kryesor në shumë media. Ora News ka shërbyer si pikë referimi dhe për mediat në rajon të cilat citojnë sondazhin për qytetet kryesore. Televizioni Ora News ka shërbyer si pikë referimi, profesionalizmi dhe besueshmërie.