Rama: Mos u ankoni nëse nuk votoni; Meta: Mos u ndikoni; Berisha: Ndëshkoni!
Krerët e shtetit dhe liderët e partive kryesore kanë nxituar të votojnë që para mesditës duke shoqëruar proçesin me thirrjen drejtuar qytetarëve.Presidenti i Republikës, Bujari Nishani, uroi për një proçes të qetë, të drejtë e të mbarë.Presidenti kujtoi se zgjedhjet zhvillohen 25 vjet pas rënies së komunizmit dhe shqitparët duhet të shfyrtëzojnë lirinë për të zgjedhur.Nishani: “Së pari dëshiroj të uroj një proces të mbarë, të qetë, të lirë, të drejtë tek i cili shpresoj dhe besoj! Së dyti dua të theksoj faktin që këto zgjedhje përkojnë me një vit shumë të rëndësishëm të kujtesës sonë kombëtare: me 25-vjetorin e rënies së sistemit dhe të diktaturës komuniste. Të gjithë e mbajmë mend mirë që 25 vite më parë nuk e kishim këtë liri që kemi sot. Qytetarët detyroheshin në rresht të votonin për atë që ishte paracaktuar për të qenë i vetmi kandidat dhe i vetmi fitues. Sot kemi një liri reale, një liri të madhe, prandaj ta shfrytëzojmë në mënyrën më të drejtë e më të mirë të mundshme këtë liri që gëzojmë sot”.Mesazh të drejtpërdrejt Presidenti kishte për komisionerët dhe numëruesit e votave:Nishani: “Bazuar në përvojën time personale, unë dua që sot t’u çoj një mesazh mirënjohjeje anembanë vendit të gjithë komisionerëve dhe numëruesve. Ata sot janë gjykatësit, qeveritarët, menaxherët e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Puna e tyre është një përgjegjësi e madhe dhe një kontribut real, më së shumti vullnetar, për vendin dhe demokracinë e vendit. Prandaj dua t’i uroj ata dhe t’i falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin që kanë dhe besoj që të gjithë votuesit do t’i respektojnë ata në kërkesën e zbatimit të ligjit”. Rama: Kush nuk voton sot nuk ka të drejtë të ankohetPër herë të parë, kryeministri Edi Rama votoi në Surrel, pranë shtëpisë së tij të re, në shkollën "Ymer Lala".Kreu i PS ftoi qytetarët që të votojnë për të vulosur ndarjen e re territoriale të Shqipërisë, por edhe që në 22 qershor, të kenë të drejtë të ankohen për premtimet e pambajtura.Edi Rama: “Duke votuar marrin pjesë në një proces të rëndësishëm historik siç është reforma territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithjë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet”. Basha: Vendimet merren nga ata që votojnë, ndaj ejani masivishtKryedemorkati, Lulzim Basha, i shoqëruar nga prindërit dhe vëllai i tij, votoi në çedhen 13 në njësinë 8 ku ftoi shqiptarët që me vullnetin e tyre të zgjedhin të ardhmen.Lulzim Basha: “U bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime, të ndajnë pak minuta nga koha e tyre dhe të hedhin votën e tyre. Vota juaj qyteraë është fuqi juaj, vendimi juaj, gjykimi juaj, momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë,ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, të familjes dhe fëmijëve tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”Ilir Meta: Të votojnë pa u ndikuar nga askush”Kreu i LSI, Ilir Meta, hodhi votën e tij i shoqëruar nga bashkëshorjta Monika Kryemadhi dhe vajza e vogël, Era. Në këtë 21 qershor shqiptarët do ti hapin udhën Shqipërisë të organizuar, tha kreu i LSI.Ilir Meta: “Të respektohet vota e çdo qytetari. Thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga çdo lloj incidenti. Të gjithë ti shërbejmë qetësimit të këtij procesi. Ti lëmë qytetarët të votojnë të qetë”.Për Ora News Meta tha se shqiptarët duhet të votojnë sot, që të mos u mbetet merak vitin e ardhshëm.Ilir Meta: “Mesazhi për të pavendosurit: Do u mbetet merak nëse nuk do të votojnë sot. Sepse zgjedhje ka pasur e do ketë cdo katër vjet por nesër do të ketë një Shqipëri më të organizuar europiane. Kush nuk voton e shumë të drejtë për tu ankuar dhe për të kërkuar llogari nuk ka. Të votojnë pa u ndikuar nga askush”.Erion Veliaj: Tirana do gdhihet siç e meritonKandidati i ASHE për Tiranën, Erion Veliaj, kujtoi se për Tiranën, çdo votë është e vlefshme prandaj kryeqytetasit duhet ti drejtohen masivisht kutive të votimit.Erion Veliaj: “Votimi shkoj qetë ishte eficent. Dua të falenderoj të gjithë komisionerët, pavarësisht forcave politike.Është javë qytetarie, dua të përshëndes të gjithë ata që votojnë për votë të parë, mirëserdhët si aksioner të Tiranës, thirrje të gjithë qytetarëve është e rëndësishme të votojmë. Çfarë është thënë në këtë fushatë meriton të vlerësohet dhe qytetarët me votë do të japin vendimin e tyre. Edhe ciniku më i madh duhet të kuptojë çdo votë vlen.”Kosova: Keto zgjedhje nuk jane politike, por per menaxhimin e Tiranes20 minuta pas Veliajt, kundërshtari i tij demokrat Halim Kosova votoi në një qendër votimi të ngritur në një konsultore të Tiranës, në njësinë nr. 5. Kosova kujtoi se këto nuk janë zgjedhje politike, por zgjedhje për të ardhmen e qytetitKosova: Këto nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e gjithë qytetit. E dinë qytetarët kush do të jetë më e mira për ta. Nuk më shtyni dot të them deklarata politike. Jam i vendosur ta coj procesin sipas standardeve.Edhe kandidati i pavaruar, Gjerg Bojaxhi përcolli këtë mesazh pas votimit:Bojaxhi: “Meqë sot në shumë vende të botës është Dita e Baballarëve , ju uroj të gjithë baballarëve gëzuar festën. Pritshmëritë shumë të mira dhe të larta”.Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte më i ashpër në mesazhin e tij në këtë ditë zgjedhjesh, të cila i cilësoi të plagosura, për shkak të kandidatëve të inkriminuar që sipas tij po propozon e majta.Sali Berisha: “Mesazhi im është një përshëndetje të përzemërt , së pari për ata që votojnë për herë të parë. Së dyti, për të gjithë shqiptarët kudo janë.Së treti, një thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, se për fat të keq janë zgjedhjet e para që zhvillohen në shenjën e mafias dhe krimit nga ana e mazhorancës.Në disa nga bashkitë e vendit duhet votojnë për kandidatë me te një të shkuar me drogën, vrasjet, pengmarrjet, por sot është fjala e qytetarëve ndaj dhe ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e ndërkombëtarëve që kërkuan largimin nga lista të emrave konkretë të personave të dënuar për drogë, prostitucion, dhe vrasje.Shumica qeverisë refuzoi një gjë të tillë dhe sot çdo shqiptar voton edhe i përgjegjshëm ndaj këtij fenomeni” .